10 vdekje të urdhëruara nga ILUMINATI

10. Marin Luther King, Jr.

Nuk ishte thjesht një udhëheqës i zezakëve, por një lider civilizimi dhe përkrahës i shtresave të varfëra, atyre më në nevojë. U duk se ky person po bëhej një kërcënim real për elitat, në vendin më të pasur të botës. Frika e “të iluminuarve” ishte e dukshme, teksa Martin Luther King ka qënë gjithmonë i survejuar nga FBI. Arriti deri atje sa Drejtori i FBI-së i asaj kohe deklaroi se: “Dr.Martin Luther King është mashtruesi më i famshëm në vend”. Ishte koha kur M.L.King po fliste më shumë për zbutjen e diferencave të mëdha mes klasave sociale, deri në momentin që e vranë. Dikush e vrau, por që askush nuk ka prova për vrasësin e vërtetë.

9. John F. Kennedy

Kennedy për amerikanët po shndërrohej në një Perëndi. Më pas vrasja e tij u kthye në një nga çështjet më të diskutuara të politikës së kohëve të sotme. Ishte ai që po ndryshonte formatin e marrëdhënieve politike me ish Bashkimin Sovjetik, ishte ai që po fliste për barazi dhe të drejta ekuivalente për amerikanët dhe afro-amerikanët, ishte ai që nuk e donte luftën në Vietman, pavarësisht zhvillimeve dhe kryesorja ishte ai që mes një urdhëri ekzekutiv vendosi të cënonte (literalisht) interesat private mbi Rezervat Federale dhe emetimin e dollarit, deri në momentin që e vranë. Dikush e vrau, por që askush nuk ka prova për vrasësin e vërtetë.

8. Sam Cooke

Artist, një këngëtar legjendë, me një shpërthim në periudhën 1957-1964, që e vendosi në një pozicion unik. Ishte gjithashtu një “spicer” dhe gjë e mprehtë në marrëveshjet e tij me industrinë e muzikës, një “mastermind” në çështjet komerciale. Por gjithashtu po merrte pjesë më pas në Lëvizje për të Drejta Civile dhe në kampanja të fuqishme, me pjesëmarrje masive. Coocke filloi të përbënte në vetvete kërcënim për “stabilitetin” e klikës, kështu që një natë, në Motel “Hacienda”, u gjuajt me armë zjarri dhe kështu e vranë. Por kur u zhvillua funerali, njerëzit që kalonin për homazhe dhe reporterët, evidentuan që Cooke dukej të ishte i goditur në kokë, në fytyrë dhe duart i kishte totalisht të dërmuara. Dikush e vrau, por që askush nuk ka prova për vrasësin e vërtetë.

7. Marilyn Monroe

Kjo femër nuk ishte thjesht një ‘seks simbol’, por shumë më shumë se kaq. Ajo ishte person i izoluar dhe përjashtues, nuk shoqërohej me njerëz që i klasifikonte tek “të padëshiruarit”. Monroe ishte një rebele, në dukje thjesht e bukur, por në strukjen e saj kishte diçka inteligjente. Kjo artiste që kishte marrë një famë më shumë se kushdo tjetër në atë kohë, filloi të hynte në sallonet më të larta të shoqërisë politike, ekonomike dhe administrative të kohës. Një ditë, për shkaqe ende të panjohura, u gjend e vetvrarë. U vetëvra? Nuk kishte asnjë arsye ta bënte. Agjentë të CIA-s janë të bindur që e Monreo është vrarë. Dikush e vrau, por që askush nuk ka prova për vrasësin e vërtetë.

6. John Lennon

Njeriu më me inflyencë i epokës së tij, njeriu që drejtonte bandën më të njohur muzikore të të gjitha kohëve “The Beattles”. Banda muzikore me më shumë disqe (LPs & CDs) të shitura në botë, me të ardhura marramendëse, nuk i la jashtë aktivizimit social këta djem. Por kryesisht Lennon, ai ishte një aktivist me shumë pasonjës, ndjekës. Ai ishte një radikal, më radikali në bandën e tij muzikore, që me këngën e tij “Imagine” ëndërroi një botë në paqe, pa luftë, pa uri, pa skamje dhe është e shqueshme se retorika ishte një kërcënim për establishmentin, për stabilitetin e pakicës së “elitave financiare”. Një ditë u vra, e vranë, e vrau një i ashtuquajtur ‘fans’ i tij i çmendur, por që pas krimit, kur u kontrollua banesa e tij, atje nuk u gjend asnjë disk nga Lennon, asnjë libër i tij, apo për të. Të gjitha faktet e mëpasme tregojnë se Lennon është vrarë nga CIA. Dikush e vrau, por që askush nuk ka prova për vrasësin e vërtetë.

5. Michael Jackson

Sipas një interviste dhënë nga vajza e tij Paris Jackson, ajo dëshmon se babai i saj është vrarë dhe dëshmon se ai kishte shumë armiq. Ajo nuk harron kurrë, kur disa herë në familje, Michael Jackson u ka thënë se: “Ata një ditë do të më vrasin”. Pse? Sepse Jackson me një pasuri miliarda dollarësh kishte blerë të drejtat e autorit, apo atë që quhet “copyright” të shumë këngëtarëve të mëdhenj, që nga Beattles deri tek Lady Gaga, si dhe po ngjiste shkallët e financave me forma gjysëm-informale huazimi të hollash në sasi të konsiderueshme. Ai për establishmentin ishte bërë rrezik potencial dhe nuk duhej të ishte më në treg. Një ditë vdes, gjyqet ende vazhdojnë. Pse, si dhe nga se vdiq ylli i muzikës? Familja thotë se e vranë. Dikush e vrau, por që askush nuk ka prova për vrasësin e vërtetë.

4. Abraham Lincoln

E kush nuk e njeh historinë e njeriut që hoqi skllavërinë nga Amerika, një i djathtë, republikan, konservator, patriot që u vendos përballë elitave financiare për t’i kaluar Rezervat Federale tek shteti amerikan, për mos i lënë ato në interesat e një bankë private, të një grup njerëzish. Një ditë, në një teatër, tek llozha, me urdhër të disave, e vranë. Kush e vrau e dimë, por që askush nuk ka prova për vrasësit e vërtetë.

3. Jimi Hendrix

Ylli i rock n’ roll-it, legjenda e kitarës në histori, me një jetë të tensionuar artistike dhe publike, nuk ishte një njeri normal për establishmentin. Tërhiqte turmat dhe sidomos ato me ngjyrë, por jo vetëm, të gjithë. Doktori i tij pas shumë vitesh deklaroi se Hendrix nuk kishte vdekur nga mbipërdorimi i narkotikëve, por këmbëngul që ai është vrarë, në rastin konkret është helmuar. Dikush e vrau, por që askush nuk ka prova për vrasësin e vërtetë.

2. Princesha Diana

Princesha Diana ka lënë një letër, tek roja e saj private, mes së cilës shfaq frikën për vdekjen e saj. Letra tregon dramën dhe tensionet brenda familjes mbretërore britanike. Mos vallë e kishte destabilizuar disi, qëndrimi dhe sjellja e saj, rendin e establishmentit? Po! Sigurisht! Padyshim! Ja pra, arsyeja e vrasjes. Dikush e vrau, por që askush nuk ka prova për vrasësin e vërtetë.

1. Robert F. Kennedy

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së në vitin 1960, vëllai i Presidentit Kennedy. Një tjetër politikan i suksesshëm, senator i New York-ut që shkonte për “fronin” e presidentit. U vra, si dhe vëllai i tij, në “Ambassador Hotel” në Los Angeles, gjatë fjalimit të fitores pas zgjedhjeve primare. Vrasësi që u kap, ndërkohë që Kennedy u vra ai gjendej përballë tij dhe dëshmon se e ka gjuajtur dy herë, por plumbat Kennedy i ka marrë prapa shpine dhe nuk janë dy, por më shumë (14). Fakt që rrëzon se vrasësi është ai që u kap, apo ai që dëshmoi. Dikush e vrau, por që askush nuk ka prova për vrasësin e vërtetë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermania që deri "dje" kundërshtonte, tani pse e aprovoi Eurobond-in €500 miliardë? Parashikohet vullkan në financa!

Next Story

Erdogani provokon të krishterët: Nesër lutje në KISHËN E SHËN SOFISË në kujtim "të pushtimit të Kostandinopojës".

Latest from Opinione