Donald Trump: Trazira nga Banditë, Akte të Organizuara. Kur Fillon Plaçkitja, Fillojnë të Shtënat

Presidenti Donald Trump reagoi shumë ashpër natën e tretë të trazirave dhe plaçkitjeve në Minneapolis, pas vrasjes makabre të një zezaku nga një polic i bashkiakut majtist.

“Këta banditë po çnderojnë viktimën dhe unë nuk do ta lejoj këtë që të ndodhë” – shkroi Trump në Twitter.

President kritikoi ashpër gjithashtu Kryebashkiakun e Minneapolis Jacob Frey dhe e cilësoi atë si një “radikal të majtë shumë të dobët, që po e lë Minneapolis në mëshirën e anarkisë”.

“Unë nuk mund të tërhiqem dhe të bëj sehir këtë që po ndodh në një qytet të madh amerikan si Minneapolis. Kjo është mungesë totale lidershipi qeverisës në qytet” – tha Trump.

Trump kërcënoi se do të dërgojë Gardën Nacionale në Minneapolis, për të kryer punën siç duhet. Trump tha gjithashtu se foli me guvernatorin Tim Walz për dërgimin e asistencës militare.

“Për çdo vështirësi të mëtejshme që do të haset, ne do të ushtrojmë kontroll, kur fillon plaçkitja, fillojnë të shtënat. Ju faleminderit” – tha Trump.

1 Comment

  1. Hello,
    I’m looking for website owners with blogs who are willing to partner with us,
    We’d like to offer payments in exchange for articles published on https://mast.al/2020/05/29/donald-trump-trazira-nga-bandite-akte-te-organizuara-kur-fillon-plackitja-fillojne-te-shtenat/. We can either send you well-written content that’s ready to post, or you can write it yourself.
    Of course, an even simpler solution would be to simply place a link inside one of your older articles, for a fee, of course.
    We already work with thousands of other sites, both businesses and individual blog owners.
    Would you be interested?r

    Thanks,
    Lora Stonden
    Blogger Outreach Specialist

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Melania Trump, zonja e parë e Amerikës në "Memorial Day" zgjedh të veshë një Pallto Luksoze Italiane "Gucci"

Next Story

KUSH ËSHTË BOSS-i? Trump i Jep Fund Marrëdhënieve me OBSH-në.

Latest from Info