Irritohet komuniteti i besimtarëve ortodoksë në mbarë botën.
Pamje të paimagjinueshme provokimi vijnë nga Turqia. Islamistët i kërkojnë Erdoganit që Kishën e Shën Sofisë nga Muzeum ta shndërrojë në Xhami.
Erdogani lexon vargje nga Kurani mbi varrin e Muhamedit.
“Margaritar të pushtimit” po e cilësojnë turqit Kishën e Shën Sofisë. “Kryeqytetin e shteteve, perlën e civilizimeve” – po e quajnë sot Kostandinopojën – “Qyteti i bekuar që u pushtua në ditën e bekuar të 29 majit 1453”.
Projektor gjigant është vendosur tek Shën Sofia dhe do të tregojë skena me foto-film nga pushtimi i Kostandinopojës, ne ceremoninë madhështore që do të organizohet në orën 18:00 dhe në vijim të mbrëmjes në ngushticën e Bosforit dhe para Pallatit Presidencial.