Bill Barr: Një Investigim i Ri për Skandalet e Obamës

Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka nisur një investigim të ri mbi epokën e skandaleve të Obamës, skandale që targetonin Presidentin Trump dhe familjen e tij, mes të tjerësh.

Referuar raporteve, informacione të reja janë zbuluar që e çojnë Prokurorin e Përgjithshëm Barr të lançojë këtë investigim të ri, të rëndësisë specifike. Prokurori ka thënë se, duhet të spastrojnë “banesën” nga persona si ish shefi i FBI-së James Comey dhe të tjerë, që talleshin me demokracinë dhe që me arrogancë dhe prepotencë mendonin se ishin mbi ligjin. Nuk ka dhe nuk mund të ketë në Amerikë asnjë njeri mbi ligjin, asnjë!

Kurse në televizionin amerikan Fox News, u shfaq Drejtori i Komunikimit të Departamentit të Drejtësisë Kerri Kupec, i cili tha: “Po, Prokurori Barr ka nisur një investigim të ri. Kështu që John Durham, si pjesë e investigimit, po heton dhe shqyrton çështjet e demaskimit”.

Por, sigurisht, që frekuenca, shpeshmëria, motivacioni dhe arsyet e demaskimit do të jenë problematike për Obamën dhe Administratën e tij” – vazhdoi Kupec.

Akuza dhe gjykimi i drejtuesve dhe administratave para Presidentit Trump është rrugë pa kthim për vetë Presidentin, për republikanët, por edhe për gjithë popullin amerikan që beson dhe përpiqet për liritë dhe shtetin e së drejtës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Majtistja Kongresmene e Sorosit: Fëmijët Duhet t'i Rritë Shteti

Next Story

Merkel Tmerrohet, Zbulohen në Forcat Speciale Militare Gjermane, Ekstremistë të Djathtë.

Latest from Info