Majtistja Kongresmene e Sorosit: Fëmijët Duhet t’i Rritë Shteti

Majtistja Alexandria Ocasio-Cortez, një 30-vjeçare, kongresmene e suportuar fuqimisht nga Soros, pa asnjë eksperiencë profesionale dhe politike u katapultua në nivelet më të larta të përfaqësimit në SHBA. Si majtiste e devotshme po shtyn dhe promovon axhendën “e saj” (të tyre) socialiste, por tani më ka arritur në nivele të frikshme, me doza komunisto-diktatoriale që i shpreh hapur në Kongresin Amerikan.

Plani i saj i fundit “gjenial” është socializimi i fëmijëve. Në dukje gjithçka është në rregull me termin “socializim”, por më tej majtistja kalon në ekstrem dhe sugjeron që pas lindjes, trashëgimtarët / fëmijët t’u merren familjeve dhe t’i rritë shteti: “…që të mund të indoktrinohen si duhet dhe që të mund të bëhen qytetarë model për një Amerikë më të mirë të së ardhmes”.

Çfarë?!

Ky është ekzakt modeli i Sovjetit, kur ishte rutinë që fëmijët u merreshin familjeve dhe i përdorte qeveria. Fëmijët trajtoheshin si pronë dhe jo si njerëz, ndërsa familjet jetonin në zi, sepse ishin me fëmijë dhe pa fëmijë.

Majtistja e sugjeroi këtë ide sërish kur u pyet për gjendjen e jetimoreve në Amerikë, këto 50 vitet e fundit.

“Fëmijët tanë përdoren dhe keqpërdoren në vendin tonë, në forma të paduhur. Qeveritarët thonë se fëmijët janë e ardhmja. Kjo është absolutisht e vërtetë! Ata do të formojnë të ardhmen e vendit tonë, po kjo e ardhme mund të jetë pozitive ose negative.

Fëmijët jetimë janë në vendin e duhur, në institucionin e duhur për t’u rritur. Të gjithë fëmijët duhet të shkojnë tek institucionet e qeverisë për t’u rritur. Teksa qëndrojnë me familjet e tyre, fëmijët ushqehen me një shumëllojshmëri informacioni dhe bindjesh. Në këtë mënyrë mungon konsistenca, mendimi i unifikuar, sepse ndryshon një familje nga një tjetër. Kjo nuk është aspak produktive për të mirën e përbashkët sociale.

Në mënyrë që t’i thellohemi interesave të vendit dhe qytetarëve të tij duhet të kemi sistem, metodë dhe kurrikul të njëjtë mësimi dhe edukimi tek fëmijët, duhet t’u mësohen të njëjtat gjëra. Dhe rritja e fëmijëve nga shteti mund t’ja arrijë kësaj, njëkohësisht në këtë mënyrë do të mund të prodhojmë një mjedis të sigurtë dhe të shëndetshëm për të rritur fëmijët tanë.

Duke ja lënë fëmijët shtetit, që ai të kujdeset për ta, kjo është forma më e lartë e shprehjes së patriotizmit. Kjo do të tregojë që ti e do atdheun, vendin tënd dhe je i përkushtuar për suksesin e tij dhe për gjeneratat që do të vijnë.”

Nëse keni shumë arsye për të luftuar kundër socializmit komunist, ja ku e shtuat edhe një arsye tjetër madhore për ta luftuar.

Sa më sipër thotë majtistja kongresmene janë të frikshme, të kobshme dhe diabolike.

Majtistja është duke propaganduar një sistem që shbën dhe shkatërron familjen totalisht, duke i marrë (rrëmbyer) asaj fëmijët dhe duke rritur kështu “produkte mentale të fabrikuara”, modele të ngjashme dhe jo diverse në formim dhe koncepte, por kjo konsiston për majtistët që të jetë një vlerë e shtuar në vlerat amerikane.

Nuk do ta lejojë askush që të ndodhë! Por, vlen të staciononi, të qëndroni dhe të mendoheni gjatë për atë se çfarë shoqërie kanë planifikuar të ndërtojnë, duke iu imponuar njerëzimit me forma totalitare, diabolike, ultimative, të nëndheshme, por fshehur duke bërë shumë propagandë, duke hedhur në shoqëri zhurma, ngjyra, tipe dhe stereotipe, liri dhe të drejta shterpa, metoda për të injektuar anormalen dhe afiziologjiken, kryesisht tek rinia, mes miliarda fondesh që shpenzohen për të zhbërë të natyrshmen.

Duan fëmijët dhe rininë! Por nuk do t’i kenë!

Përse u duhet vallë shkatërrimi i rendit normal shoqëror human?! Sepse duket të jenë vetë e keqja/diabolikja!

#NEMESIS

1 Comment

  1. Kjo eshte senatore dmth ne ne nivel te l’arte pergjegjesie kush e riti kete shteti apo familja po ta kete rritur familja kjo nuk mund te flase dot per shtetin ,po ta kete rritur shteti e passa nxjerre kunder me mungesa te theksuare

Lini një Përgjigje te Ilir Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Cilat Vende në Europë, do të Hapen për Turizëm?

Next Story

Bill Barr: Një Investigim i Ri për Skandalet e Obamës

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe