Trupa e Forcave Speciale Operacionale (KSK) e Ushtrisë Gjermane, është një trupë me ushtarë të përzgjedhur, më të mirët e më të mirëve, që përdoren për misionet dhe operacionet më speciale jashtë vendit, për luftën kundër terrorizmit, për çlirimin e pengjeve, në operacione ushtarake dhe misione të rëndësisë së veçantë.
Fuqia totale e KSK-së që u themelua si trupë në vitin 1996 përllogaritet në 1.100 vetë – meshkuj dhe femra. Nga të cilët 400 me 500 marrin pjesë direkt në operacione ushtarake. Pjesa tjetër shërbejnë në sektorë si ai mbështetës, i telekomunikacionit dhe shtabi drejtues.
Veprimtaria e kësaj trupe militare mbahet sekrete, rrallë rrjedh diçka në rrjetet e informimit dhe informacionit publik. Por këtu dhe disa ditë KSK-ja gjendet në epiqendër të interesit të publikut në Gjermani.
Shkaku është një letër që dërgoi komandanti i trupës ushtarake, me aprovimin dhe mbështetjen në konceptimin e letrës edhe nga ana e ministrit të mbrojtjes, drejtuar ushtarëve dhe personelit politik të njësisë.
“Do t’ju evidentojmë”
Sipas gjeneralit të brigadës Marcus Raitner, KSK-ja “po kalon në këtë periudhë çastet më të vështira në historinë e saj”. Përgjegjësinë e kanë persona të cilëve u mungon besimi në Kushtetutë, persona që gjenden pranë “Qytetarëve të Rajhut”, ose kanë bindje ekstreme të djathta.
Dëmi që i kanë shkaktuar KSK-së dhe gjithë ushtrisë gjemane është shumë i madh. Këta persona “nuk meritojnë bashkëpunimin dhe bashkëvëllazërimin me ne”, thekson në letër komandanti dhe shton – “Nuk janë pjesë e jona”.
Duke iu dejtuar ushtarëve që ushqejnë ndjenja, koncepte dhe bindje të ekstremit të djathtë, u kërkon që të largohen vetë nga rradhët e ushtrisë gjermane. “Nëse nuk e bëni” – paralajmëron në letër – “do të vërtetoni se do t’ju evidentojmë dhe do t’ju largojmë”.
Gjermania e Merkelit po dridhet nga hija e së djathtës ekstreme që po rikonsolidohet në Gjermani. Po e tmerrojnë kancelaren “e djathtë” Kasner – Merkel nuancat “naziste” brenda ushtrisë, sidomos.
Por Kancelarja duhet t’i bëjë pyetjen vetes: Pse po ndodh ky fenomen?
Dhe nëse nuk e gjen përgjigjen, që padyshim e ka në kokë, po ja themi edhe ne: Sa më shumë të distancohet nga e djathta, sa më pranë qendrës majtiste të orvatë politikat e saj, sa më shumë të krijojë aleanca fluide me të majtën vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin, sa më shumë refugjatë dhe emigrantë të paligjshëm të sjellë në Europë, sa më shumë t’i dhunojë kufijtë dhe sa më shumë të rritet kriminaliteti në Gjermani, aq më shumë të djathtë ekstremë dhe “nazistë” do t’i shfaqen, ndoshta një ditë edhe tek pragu i zyrës.
Ekstremet e djathta shfaqen kur popujt qeverisen nga ekstreme të majta dhe nga politika globaliste pa bosht nacional.
Vetë fillimi i shkak-pasojës!