Presidenti Donald Trump të martën i kërkoi udhëheqësve të New York-ut të kërkojnë ndihmën e Gardës Kombëtare, për të mbrojtur qytetin.
Presidenti kritikoi udhëheqësit që ndaluan qarkullimin në orën 23:00, duke mbështetur idenë se është orë shumë e vonët dhe se qarkullimi në qytet duhet të ndalohet më parë. Një masë e tillë nuk është masë, sipas Presidentit.
Presidenti Trump komentoi Guvernatorin e New York-ut Andrew Cuomo dhe në të njëjtën konferencë për shtyp tha se Kryebashkiaku i New York-ut Bill de Blasio refuzoi asistencën e Gardës Kombëtare të Shtetit, gjatë mbrëmjes të së hënës, dhe në këtë formë e la qytetin peng të banditëve, plaçkitësve dhe grabitësve, që vodhën dhe shkatëruan biznese kudo në qytet.
Edhe vetë Guvernatori i majtë, u kthye kundër Kryebashkiakut të majtë të New York-ut, duke e akuzuar atë mes fjalëve: “Nuk ka kryer detyrën siç duhet. Kryebashkiaku neglizhoi dhe nuk kuptoi thelbin e problemit dhe kohëgjatësinë e tij. Ajo që ka ndodhur në New York është e pafalshme”.
Guvernatori Cuomo mund ta rrëzonte dhe ta anashkalonte Kryebashkiakun de Blasio, në vendimin për të sjellë Gardën Kombëtare, por as ky nuk e bëri. Pse?
Sepse asnjëri nuk do pranonte kurrë që t’i jepte avantazhe Presidentit. Do ta lënë qytetin në mëshirë të fatit? Të majtë janë, gjithçka e mundshme! Më mirë të digjet New York-u, sesa të fitojë “pikë” në popull Presidenti Trump.
Kur e majta globaliste djeg kryeqendrën e kapitalizmit.