Kaos në kufirin Greko-Bullgar – Turistët & Vizitorët Detyrohen të Karantinohen për 7 Ditë. Greqi Çfarë Bën?! Hape Derën!

Rradhë pafund, që zgjatojnë shumë kilometra në kufirin greko-bullgar, që dje, më 1 qershor. Qeveria greke po regjistron këdo që hyn, për ta detyruar më pas që të karantinohet për 7 ditë.

Kjo ka ngjallur pakënaqësinë e madhe të vizitorëve që duan të shkojnë në Greqi për pushime dhe për punë. Dhe e gjitha kjo ndodh në një kohë kur ekonomia greke ka rënë si rrallë herë dhe kur vizitorët janë një frymëmarrje për ekonominë dhe sipërmarrjen greke.

Jo vetëm kaq, edhe grekët që banojnë jashtë Greqisë, pas kthimit detyrohen të karantinohen për 7 ditë, një masë që po shkakton reagime ekstreme.

Dhe të gjitha këto ndodhin mes dy vendesh, si Greqia dhe Bullgaria që kanë shumë pak të prekur me virus dhe shumë pak viktima. Atëherë përse gjithë këto masa?

Rradha e makinave të bullgarëve që duan të hyjnë në Greqi zgjatet në disa kilometra tashmë dhe sot në orët e mëngjesit rradha shkoi edhe në më shumë se 10 kilometra gjatësi.

Greqia ka vendosur masa të rrepta kontrolli deri në datën 15 qershor, ndaj për të gjithë ju që mendoni të shkoni në Greqi para kësaj date, vlen ta rishikoni vendimin dhe mundësisht ta spostoni vajtjen, apo udhëtimin, për pas datës 15 qershor.

Shumë prej udhëtarëve bullgarë që prisnin sot në rradhën e gjatë të automjeteve u bërtisnin nënpunësve të doganës: “…jeni duke ndjekur një virus që nuk ekziston dhe as nuk ka ekzistuar, as në Greqi, as në Bullgari”.

Një pjesë e mirë e tyre kanë marrë rrugën e kthimit, duke anulluar përkohësisht pushimet në Greqi.

Ndoshta Greqia duhet të tregohet tashmë më elastike, teksa përllogaritet që nga izolimi, çdo ditë, humbet disa dhjetra milionë euro.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Makinë Private Hyn Përmes Policëve në New York

Next Story

Donald Trump u Drejtohet të Majtëve që Qeverisin New York-un: Shpëtoni New Yorku-un, Kërkoni Ndihmën e Gardës Kombëtare

Latest from Info