Vallaha solidariteti ndërkombëtar për dhunën policore kundër zezakëve, u shfaq si papritur dhe pakujtuar në zemër të Europës, në Paris.
Janë të shumtë majtistët socialisto-komunistë në Parisin konglomerat kombësish dhe në Francën e Presidentit Macron, që i japin mundësinë Sorosit dhe klanit të diabolikëve për të bërë trazira edhe në Europë.
Francezët majtistë anarkistë po kopiojnë amerikanët, por në vend të zezakut George Floyd që u vra nga një polic i bardhë, francezët kanë Adama Traoré, që u vra në vitin 2016 nga një polic francez. Një e re zezake, aktiviste e të drejtave të njeriut.
Pas 4 vitesh u kujtuan francezët majtistë të protestojnë dhunshëm për aktivisten e vrarë! Pse tani? Kush është shkaku?
Çështja e vrasjes së aktivistes është ende në gjykim dhe e gjetën qarqet e majta shkakun për të bërë pluhur dhe hi edhe Parisin.
Pak a shumë duket sikur kjo valë njerëzish të shqetësuar, lidhur me çështje sociale dhe të drejtash njeriu, po ngrihet ngado në formë të organizuar dhe po protestojnë në të njëjtën kohë kundër racizmit institucional, të orkestruar.
Lojë edhe kjo, që të mbulojnë dhe të fashitin faktin që, sot, të gjithë amerikanët zbuluan dhe e besojnë, se majtistët globalistë zgjodhën vandalizmin dhe anarkinë për të tronditur pozitat e Presidentit Trump dhe nuk protestuan paqësisht për viktimën.
Teksa u pa që efekti i protestave ishte i kundërt, për të mos i mbyllur protestat në Amerikë në formë të përnjëherëshme, po e shpërngulin valën në Europë. Kush është vatra e majtistëve ekstremistë në Europë? Franca!
Ja ku jemi!
Tani Media dhe veglat e propagandës do ta shpërngulin vëmendjen dhe do e shtrijnë fenomenin në nivel global, që dështimi i tentativave në Amerikës të fshihet dhe të shitet si diçka spontane dhe jo si një krim i organizuar, që po merrte ngjyrat e Luftës Civile. Padyshim, të majtët e Amerikës po tërhiqen sepse “Antifa” u shpall Organizatë Terroriste dhe kjo mund të çojë drejt akuzës shumë nga organizatorët, por edhe persona nga Mediat.
Mesa duket, majtistët mes vadalizmave dhe mes akteve të dhunës që po ushtrohen në rrugët e Parisit, do të kontribuojnë edhe në Francë për të djathtën korservatore dhe për Marine Le Pen.