OKB: “Që të Imponojmë Axhendën e Klimës Nevojitet një ‘Lockdown’ në Ekonominë Globale!”

“E vetmja mënyrë me të cilën marrëveshja e vitit 2015 mund të arrijë objektivin për të ulur temperaturën e globit me 2 gradë celsius, është që të mbyllet e gjithë ekonomia globale” – këtë deklaroi Yvo de Boer, ish Sekretar Ekzekutiv i UNFCCC (Kuadër-Marrëveshja e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimaterike), një deklaratë kjo që shkaktoi tërmet atëherë, por që sivjet e përjetuam me izolimin ‘lockdown’-in global, për shkak të pandemisë.

Duhet të themi që mbështetësit e veprimit për klimën në vitin 2020, deklarojnë ektuziastë për ndikimin që pati izolimi gjatë periudhës së Covid-19 dhe që janë pro një izolimi tjetër, edhe më të gjatë.

Aktivisti për klimën Eric Holthaus, më 22 Prill 2020, lidhur me ndikimin e izolimeve në mbarë botën, që kanë të bëjnë me përmbushjen e objektivave të marrëveshjes së Parisit për klimën, tha: “ndryshime të shpejta, të shtrira kudo dhe të pahasura më parë në të gjitha aspektet e shoqërisë ndodhën gjatë ‘lockdown’-it, kjo vlejti”.

Yvo de Boer që në vitin 2009 u përpoq të arrinte një marrëveshje në një takim të niveleve të larta globale në Kopenhagë, por që nuk u arrit për shkak të përplasjeve të industrialistëve dhe vendeve të zhvilluara, si dhe kundërshtive të tyre për marrëveshjen në fjalë, një marrëveshje që kufizohnte ekonominë, me pretekst klimën.

Fjalët e Yvo de Boer dëgjohen sot, si të jenë profetike… Atëherë thjesht parapërgatitej marrëveshja e viti 2015, teksa ai fliste për izolim.

Por në librin me titul: “Udhëzues i gabuar politikisht lidhur me ndryshimet e klimës”, zbulohet se qëllimi i OKB-së për të ulur temperaturën e globit me 2 gradë celsius, nuk ka asnjë bazë shkencore.

“2 gradët janë thjesht një qëllim politik dhe jo një gradë magjike për tokën dhe shpëtimin e saj” – thotë Hans Joachim Schellnhuber, drejtor i Institutit “Potsdam Research for Climate Impact Research” (PIK).

Çfarëdo që të themi problemi mbetet prezent: Pandemia është diçka shumë e dyshimtë për të qënë e tillë, nëse ka realisht këto karakteristika që ka, për të justifikuar izolimin e afro 8 miliardë banorëve në banesat e tyre.

Sa për ndryshimet klimatike kjo është një tjetër histori “e dhimshme”, nëse vërtet qëndron si teori, pasi planeti Tokë është një organizëm i gjallë që thjesht nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë klimë stabël.

Është gjithashtu e mundshme që po jetojmë në kohën e fillimit të kthimit të poleve.

Por një gjë është fakt, që Pandemia ishte “e volitshme” për disa shtete dhe Organizma Ndërkombëtarë që po u imponohen popujve, apo banorëve të planetit, me politika të reja të ashtuquajtura “ekologjike”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Betejë Hakerash Turqi - Greqi

Next Story

CNN "Gramafoni" që Mashtron Popullin me Sondazhe të Rreme, Kundër Trump. Si dikur me Hillary Clinton!

Latest from Opinione