Cilët Nipër & Mbesa të Mbretëreshës Elisabet do të Punojnë për të Jetuar

Familja mbretërore këto dy vite endet mes skandalesh dhe Mbretëreshës Elisabet i mbetet të menaxhojë imazhin e familjes, atë imazh që duhet t’i kalojë popullit të thjeshtë, teksa shumica janë dashamirës ndaj Monarkisë.

Djali dhe vajza e Princit Eduard, djalit më të vogëlt të Mbretëreshës Elisabet të Anglisë, sipas fjalëve të thëna nga nëna e tyre, nuk do të përdorin më titujt e familjes së tyre (Lartmadhëri Mbretërore), kjo është e pamundur që të ndodhë derisa ata të maturohen.

“Përpiqemi t’i rrisim dhe t’i edukojmë fëmijët me frymën se mund të jetë e mundshme që t’u nevojitet të punojnë për të jetuar”, deklaroi nëna e tyre për gazetën “The Sunday Times. “Ndaj dhe vendosën që të mos i përdorin më tituj mbretërorë. I kanë si tituj dhe mund të vendosin t’i përdorin pasi të maturohen, kur të mbushin moshën 18 vjeç, por më duket e pamundur që t’i përdorin.”

Luiza e vogël ka shfaqur dëshirën të ndjekë karrierë akademike, diçka që nuk mund ta ndjekë nëse do të mbajë apo mbartë cilësitë mbretërore, elementë të monarkisë mbi personin e saj.

Sa më sipër, ose duket të jetë një rrëfim për të rritur admirimin e publikut në një periudhë skandalesh, ose ata që janë brenda Pallatit Mbretëror shohin dhe dinë më shumë dhe më mirë sesa ne, çfarë ndodh.

Atje “gatuhet” politika globale në shumë elementë të saj.

Nuk do të presim me ankth dhe agoni se çfarë do të bëjë Luiza, por sot vajza e vogël bëhet shkak që çdokush të mendohet për të ardhmen e Monarkisë dhe shkallën e ndikimit të saj në zhvillimet e mëtejshme globale.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA Mezash Ultimativ Turqisë për Kishën e Shën Sofisë

Next Story

Covid-19: Rënia në % e Virusit. Panik Majtist me "Doreza"! (Lajm për "idiotë", por nga Burime Europiane)

Latest from Opinione