SHBA Mezash Ultimativ Turqisë për Kishën e Shën Sofisë

Sfidat dhe vështirësitë me të cilat hasen minoritetet fetare në Turqi, nënvizon me emfazë Raporti Vjetor i Departamentit të Shtetit, lidhur me Liritë Fetare jo vetëm në Turqi, por në të gjithë botën.

Mes temave më të rëndësishme që përmenden në raport, janë vështirësitë në hapjen dhe funksionimin e tempujve / vendeve të adhurimit, zgjidhja e problemeve dhe e divergjencave lidhur me të dhënat dhe përkatësitë pronësore pasurore, që vijnë si rezultat i tjetërsimit të pronave nga ligje të qeverive, që janë bërë kryesisht për të rrëmbyer pronat e kishave dhe pasuritë e tyre të palujtshme.

Shën Sofia është një simbol i bashkëekzistencës paqësore, dialogut esencial dhe respektimit të feve. Në raport theksohet se drejtues të lartë të qeverisë së SHBA-së shprehin publikisht dhe privatisht tek qeveria turke dhe tek qeveritarë turq, këndvështrimin e tyre që kërkon Shën Sofinë të mbetet një monument i rëndësisë së veçantë, teksa është një mrekulli e trashëguar ndër shekuj, duke bërë të gjitha përpjekjet për ta mirëmbajtur dhe restauruar këtë monument kulture, si një diamant të historisë multifetare.

Pas këtij ultimatumi amerikan, besojmë dhe shpresojmë se Sulltani do të tërhiqet nga çmenduria e tij për ta kthyer Kishën në Xhami dhe se do të gjejë paqen brenda vetes për të kryer detyrën e drejtuesit të shtetit dhe jo të fesë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Itali: Hetim i Prokurorisë për Gabimet në Menaxhimin e Krizës së Covid-19

Next Story

Cilët Nipër & Mbesa të Mbretëreshës Elisabet do të Punojnë për të Jetuar

Latest from Info