Antarktidë: u Gjend Vrimë Misterioze 2.5 herë më e Madhe se Sipërfaqja e Shqipërisë

Një vrimë misterioze me madhësi më të madhe se 2.5 herë e sipërfaqes së Shqipërisë, u shfaq mes ajzbergëve detarë të Antarktidës.

Sipas “National Geographic”, vrima u zbulua para një muaji, nga shkencëtarë të Universitetit të Torontos dhe të Programit SOCCOM, të cilët ndjekin, vëzhgojnë nga afër zonën për shkak të shfaqjes së një vrime të ngjashme edhe vitin e kaluar.

Vrima përllogaritet të ketë një sipërfaqe prej 78.000 kilometër katror dhe konsiderohet “polynya” (kështu emërtohet fenomeni) më e madhe në Detin Wendell të Antarktidës, nga vitet 1970 dhe deri më sot.

“Gjatë dimrit, për më shumë se një muaj, e kishim gjithë këtë sipërfaqe, një sipërfaqe ujore”, thotë Kent Moore, profesor i Fizikës në Universitetin e Torontos. “Është realisht për t’u vlerësuar që “polynya” u zhduk për 40 vite dhe tani u kthye sërish!”

Kushtet e ashpra të Antarktidës e bëjnë gjetjen e fenomeneve dhe vrimave të tilla shumë të vështirë, për pasojë edhe studimin e tyre. Profesor Moore deklaroi se po bëhen të gjitha përpjekjet për të gjetur shkakun real të shfaqjes së këtyre lloj vrimave, pas kaq e kaq shumë vitesh. Ndërkohë që e shikon si diçka pozitive për gjitharët, pasi konsideron që kjo hapje e re, ky vrimë do të përdoret nga gjitarë për të frymëmarrë.

Profesori tha se, ende nuk dihet nëse kjo vrimë do të ndikojë tek oqeanet dhe tek klima e Antarktidës, apo nëse lidhet edhe me ndonjë ndryshim klimaterik. Por kjo e fundit përjashtohet deri diku si mundësi, pasi duket të jetë fenomen që përsëritet.

“Nuk jemi në gjendje ende të kuptojmë ndikimin e ardhshëm të vrimës.”

1 Comment

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shqiptarët Adhurues të Ksenokracisë!

Next Story

Një nga Anëtarët e Famijes Bush u Shkëput & Deklaroi Suportin për Presidentin Trump

Latest from Info