Në “Emergjencë Lufte” Kina, Valë e Re Covid-19 në Beijing

Teatri i MASKAVE! Filloi sërish “tragjikomedia Covid-19”, vepër komuniste kineze, me aktorë pa talent, me skenografi bajate, me tekst amatoresk dhe me regjizurë globaliste. Muzika në sfond, funebër.

***

Ja çfarë shkruajnë “ish vëllezërit” kinezë:

Një distrikt në Pekin është detyruar të shpallë “emergjencë lufte”, pasi një valë e re Covid-19 është shfaqur në kryeqendrën Pekin.

Të diel, Kina raportoi 57 raste të reja me Coronavirus, shifra më e lartë krahasuar me muajin Prill.

Për pasojë Pekini ka kaluar në “emergjencë lufte” teksa po shikohet përhapja e rasteve që lidhen kryesisht me pazaret e ushqimeve.

“Lockdowns” / izolimet strikte që u vendosën në fillim të këtij viti në të gjithë vendin, bënë që të vihej nën kontroll situata, sipas statistikave të qeverisë.

Por, javën e kaluar, një vatër e re u zbulua në pazarin e Xinfadi në Pekinin e jugut.

***

Prapë nga një market u shfaq virusi, kështu po na e servirin, si për të na thënë që nuk është çështje laboratori, vjen vetiu nga tregje dhe pazare. Të gjitha këto në një kohë disheze pa kthim në ekonomi, tregti dhe punësim.

***

Dy vatra të tjera infektimi janë raportuar nga kinezët ditën e diel në pjesën veri-lindore të provincës Liaoning, raste që kanë patur lidhje dhe kontakte me rastet e evidentuara dhe të raportuara në Pekin.

Zyrtari i bashkisë Xu Hejian u tha reporterëve të diel se, Pekini ka hyrë në një “periudhë të jashtëzakonshme”. Mendohet të fillojë sërish izolimi strikt (lockdown).

“Bazuar tek parimet e sigurisë dhe masave për mbrojtjen e shëndetit, pazari Xinfadi dhe lagjet përreth janë izluar, kanë kaluar në ‘lockdown’, deklaroi një përfaqësues i Shëndetit publik.

***

Pushteti komunist po i fut sërish frikën popullatës për ta izoluar, por në thelb është një reagim i shëmtuar dhe i organizuar pa dinakëri politike, që vjen për shkak të ngutit ndoshta, nga globalistët.

Teksa Presidenti Trump dhe Kryeministri anglez Johnson ngritën me logjikë para disa javësh pyetjen: “…si ka mundësi që u shpërnda virusi në të gjithë botën dhe nuk shkoi në Pekin dhe në Shangai?”. Pas kësaj pyetje, që në fund të fundit e kemi bërë të gjithë, vjen ky reagim bajat i kinezëve nën urdhërat e majtistëve në New York dhe Washington, duke folur për valë të dytë të Covid-19, por që kësaj here është evidentuar pikërisht në Pekin.

Jo më larg se dje, Kryeministri anglez tha në formë të prerë: “Do ta gjejmë shkakun dhe shkaktarin e kësaj epidemie, do i shkojmë në fund për të zbardhur të vërtetën”. Në të njëjtën frekuencë mendimi dhe veprimi është edhe Presidenti i SHBA-së.

Gjithçka do të dalë në dritë, Plandemia do të ketë emra dhe mbiemra, data dhe lokacione, plane dhe strategji që do të shikojnë dritën e diellit dhe populli do të gjykojë mbi të vërteta.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Maria Zakharova: Krahu i Djathtë i Putin, Ambasadore në Athinë!

Next Story

Hillary Clinton: 9 Shtator 2020 do të Dëshmojë Përpara Gjykatës! Urdhër i Pashmangshëm prej Saj!

Latest from Opinione