Covid-19 Armë Vrasëse, Krijuar prej Njeriut, kundër Njeriut!

Administrata Obama dhe Dr.Fauci, si dhe ‘Deep State’ e dinin shumë mirë që Covid-19 nuk vinte nga kafshët, por ishte krijuar në laborator. Jo vetëm kaq, por Administrata Obama, mes Institucion të Shëdetësisë që drejtonte Fauci, financonte miliona dollarë në Laboratorë në Kinë dhe tek ai i qytetit Wuhan.

Ishin në dijeni të gjithçkaje, sepse ishin krijuesit e këtij virusi me suportin edhe të miliarderit Gates.

Dr.Fauci është një person i argasur në krijime virusesh, në përhapje pandemish, bazuar në plan dhe program të qartë strategjik të majtisto-globalistëve dhe të Fondacionit të Gates. Fauci është njeriu më me eksperiencë në manipulim dhe në menaxhim situatash manipulative, që prej viteve 1980, bashkëpunëtor i ngushtë i të majtëve në Amerikë dhe i diabolikut të vetëquajtur “filantrop” Bill Gates.

Një grup mjekësh virologësh dhe epidemiologësh nga Australia, pas një kërkimi disamujor, na vërtetojnë se Covid-19 është krijuar në laborator dhe për këtë nuk mund të ketë më asnjë dyshim, prej askujt. Sfidojnë gjithashtu këdo, që pretendon të vërtetojë të kundërtën, teksa janë të bindur që askush nuk e kundërshon dot faktin që virusi nuk ka ardhur nga natyra, nga kafshët.

“Në rastin që virusi do të vinte nga kafshët dhe do të transmetohej tek njeriu, do të kapte edhe kafshët veç njerëzve, pra kafshët do të ishin minimalisht mbartëse të virusit. Por nuk kemi fakte të tilla” – thonë shkencëtarët australianë.

Ndaj dhe janë të bindur që Covid-19 është krijuar për të prekur dhe për të dëmtuar njeriun. Domethënë, një armë vrasëse prej njeriut, për njeriun.

Kreu i grupit të shkencëtarëve që kanë bërë kërkimin, Nikolai Petrovsky është profesor në Kolegjin e Mjekësisë dhe Shëndetit Publik në Flinders University i Adelaides, në Australi.

Shkencëtarët sugjerojnë që duhet të ngrihen edhe të tjera grupe këkimore, për t’u ardhur në ndihmë investigimeve për të vënë gishtin mbi fajtorët, mbi krijuesit e kësaj arme vrasëse, që tronditi jetën shoqërore dhe ekonomike në të gjithë globin.

Sot është koha që mjekët dhe shkencëtarët të flasin dhe të mos heshtin.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Përplaset Automjeti i Kryeministrit Anglez Boris Johnson

Next Story

Kinë: Hiqen Kryqet nga më Shumë se 250 Kisha & Kërcënohen Pastorët me Mbyllje të Kishave!

Latest from Opinione