Kinë: Hiqen Kryqet nga më Shumë se 250 Kisha & Kërcënohen Pastorët me Mbyllje të Kishave!

Më shumë se 250 kryqe janë hequr nga Kishat Kristiane prej instancave kineze në rajonin Anhui të Kinës, përgjatë këtyre muajve të pandemisë, që prej Janarit 2020. Statistikat tronditëse shënojnë një represion në rritje kundër Krishtërimit në Kinën komuniste.

Revista Italiane “Bitter Winter” përmend se vala e fundit e përndjekjes u shtri në qytetet Lu’an, Ma’anshan, Huaibei dhe Fuyang. “Të gjitha simbolet e krishtera, bazuar në një urdhër të do të hiqen, në kuadër të një represioni të qeverisë kundër Krishtërimit” – deklaroi një nënpunës i administratës së qytetit Ma’anshan për revistën “Bitter Winter”.

Në një vend adhurimi, në Kishën e Gulou në qytetin Fuyang, më shumë se 100 të krishterë të enorisë së Kishës ishin përpjekur të ndalnin institucionet, për të mos hequr kryqet në datën 1 Prill. E megjithatë, ushtarakë të nesërmen hoqën të gjithë kryqet nga kishat (godinat) pavarësisht kundërshtisë së besimtarëve. Përmendet nga administrata lokale e qyteteve se heqja e kryqeve është pjesë e një politike kombëtare për heqjen e të gjitha simboleve fetare në ambjente publike. Kurse në qytetin Lu-an, në afro 200 kisha janë hequr kryqet, ndërsa krerët e Kishave janë kërcënuar me burg dhe me mbyllje të Kishave, nëse kundërshtojnë heqjen e kryqeve.

Vitet e fundit Qeveria Kineze ishte duke hartuar planin për të ulur ndikimin e Kishave dhe të Krishtërimit në Kinë. Aktivisti i krishterë Bob Fu, i cili është themelues i Fondacionit “China Aid”, tha në Kongresin e SHBA-së se, Qeveria kineze po harton një plan 5-vjeçar, që ta shndërrojë Krishtërimin në Kinë në një besim më në përshtatje me socializmin. Plani arrin deri atje, sa të bëjë një “rishkrim” të Biblës, për të bërë që idetë socialiste të duken më hyjnore.

Nuk kanë fund prapësitë e Kinës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Covid-19 Armë Vrasëse, Krijuar prej Njeriut, kundër Njeriut!

Next Story

"Pushtohet" Italia! Amnisti Emigrantëve të Paligjshëm. (Salvini po "Fërkon Duart".)

Latest from Info