Kina Sulm Kibernetik Australisë

Australia gjendet nën sulm kibernetik. Universitete, spitale, biznese industriale dhe institucione qeveritare janë sulmuar kibernetikisht, deklaroi Kryeministri Scott Morrison dhe tha se të gjitha investigimet na çojnë se sulmi kibernetik është kryer i organizuar nga Kina.

Morrison tha se një shtet i sofistikuar me aktorë të kualifikuar gjendet prapa këtij sulmi, ka muaj që ka nisur, por që këto dy javë është rritur dramaktikisht dhe ritheksoi se ky vend është Kina.

Shefi i sigurisë së Australisë tha se sulmuesit kibernetikë janë duke përdorur metodën e ashtuquajtur ‘spear-phishing’, për të vjedhur detaje sensitive nga ‘login’, si dhe duke dërguar e-mails të virusuar.

Kryeministri tha gjithashtu se është një operacion sulmi kibernetik në përmasa të mëdha dhe i planifikuar gjatë.

Burime të sigurta qeveritare i deklaruan gjithashtu gazetës “Daily Mail Australia”, se Qeveria dhe agjensitë e saj thonë se është Kina dhe vetëm ajo, duke kryer këtë fushatë hacker-imi, për të hyrë në sistemet e kompanive australiane, si dhe në ‘providers’ të shërbimeve shtetërore.

Australia, përkrah Amerikës ka qënë një nga të pakta shtete që e ka goditur Kinën në zemër të problemit, lidhur me çështjen vrastare të vallaha pandemisë dhe viturist Covid-19, si dhe e ka akuzuar Kinën që në dhjetor 2019 se virusi është produkt laboratori dhe jo natyral.

Ndoshta kjo është një arsye tjetër më shumë për ta bërë Kinën edhe më agresive kundër Australisë.

Kina për t’u hakmarrë i vendosi taksë 80% Australisë për elbin, si dhe u sugjeron studentëve kinezë të mos shkojnë në Australi për studime, si dhe turistëve për të mos vizituar kontinentin jugor, me qëllim rrënien ekonomike të Australisë.

Australia është anëtare e Network-ut “Five Eyes” për shkëmbime të inteligjencës përkrah Britanisë, Kanadasë, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fakt që i jep vendit akses në mundësi të avantazhuara, por gjithashtu e bën edhe më shumë objektiv të kundërshtarit.

Kina komunkiste mesa duket është në panik e sipër duke sulmuar këdo dhe kudo mundet, nga Amerika, India, dhe deri në Australinë e largët.

Qendra e planifikuar për të qënë selia e Rendit të Ri Botëror dhe Qeverisë Globale, teksa shikon kthimin prapa tek orizi dhe kallami, po përpiqet të krijojë probleme kudo që ka mundësi dhe hapësirë. Pekini edhe kësaj here nuk po i largohet së keqes, por po “celebrohet” përfundimisht me të.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

11 Arkitektët më të Mëdhenjë në Histori

Next Story

Mijëra Mbështetës të Trump në Ceremoninë e Çeljes së Fushatës në Oklahoma (foto info)!

Latest from Opinione