Cilët Preken më Lehtë nga Covid-19, bazuar tek Grupi i Gjakut & Predispozita Gjenetike!

Çfarë zbulon një studim i fundit për mekanizmin e veprimit të Coronavirus-it Covid-19!

Informacione të reja sjell ky studim i ri mbi mënyrat sesi “godet” virusi dhe që varen nga predispozicioni gjenetik dhe nga grupi i gjakut.

Çfarë thotë studimi për predispozicionin gjenetik të sëmundjes Covid-19?

Studiuesit analizuan ADN-në (ose DNA) e 1.980 të prekureve / të sëmurëve, me test të infeksionit molekular nga virusi SARS-CoV-2, me Covid-19, që u kuruan me probleme respiratore në reanimacion dhe në pavionet e terapisë intensive, me kampione nga 7 spitale në 4 qytete të Italisë dhe Spanjës. Këta të sëmurë u krahasuan me tipet gjenetike të 2.381 personave (grup testimi) nga Italia dhe Spanja, grup që përbëhej nga persona të shëndetshëm që dhanë gjak për teste dhe analiza në shërbim të studimit.

Studiuesit konstatuan se dy zona të ADN-së lidheshin me inektzistencë respiratore për shkak të Covid-19:

një variant gjenetik në kromozomin 3 (në zonën 3p21.31);

një variant gjenetik në kromozomin 9 (në zonën 9qp34.2).

Zona e kromozomit 3 (3p21.31) kishte lidhje të fortë me Covid-19 dhe preket menjëherë prej tij dhe ka në përbërje 6 gjene (SLC6A20, LZTFL1, CCR9, FYCO1, CXCR6 και XCR1). U konstatua gjithashtu se shpeshmëria e saj ishte më e lartë mes të sëmurëve që intuboheshin, krahasuar me ata që thjesht pasuroheshin për respirim, me oksigjen.

Ky variant gjenetik duket të haset tek të gjitha popullatat në glob, pa ndonjë ndryshim të madhe vlerash numerike.

Covid-19: Si lidhet me grupin e gjakut?

Zona gjenetike 9q34.2 në kromozomin 9, që rezultoi nga studimi me rrezik të shtuar ndaj Covid-19, mban edhe informacionin për grupin e gjakut ΑΒΟ. Në analizën e tyre studiuesit konstatuan mundësi të lartë të prekshmërisë nga Covid-19 dhe me shenja serioze, mes njerëzve me grup gjaku ‘A’, krahasuar me personat që kishin një tjetër grup gjaku.

Kurse persona me grupin e gjakut ‘Ο’ ishin relativisht më imunë krahasuar me grupet e tjerë.

*Studimi u krye nga “New England Journal of Medicine”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Marine Le Pen Kundër Emigrantëve të Paligjshëm & Protestave të Dhunshme në Paris

Next Story

Kështu "u Sajuan" Trazirat në Botë: Financohen nga Banka të Mëdha & George Soros!

Latest from Info