Parisin e kanë thuajse “pushtuar” emigrantët e paligjshëm, të mbërritur nga të gjitha skajet e botës.
Kryeqendra e Francës duket se po humbet tërësisht identitein e saj demografik, kulturor, linguistik, social dhe ekonomik. Parisi nuk i ngjan më Parisit, parizienët nuk u ngjasojnë më parizienëve. Popullata në këtë metropol është tashmë një miksim amorf heterogjen, që fsheh pasiguri dhe rrezikshmëri për të ardhmen.
Parisi sot u zhyt sërish nën hijen e protestave në mbrojtje vallaha të jetës së zezakëve. Për disa herë sot, protesta doli jashtë kontrollit. Në këto kushte dhe e përballur me këto situata absurde, Marine Le Pen nuk u përmbajt më dhe sulmoi ashpër emigrantët e paligjshëm dhe majtistët e Parisit dhe Francës, që e katandisën qytetin dhe vendin në këtë gjendje të vajtueshme.
Marile Le Pen shkruan: “Policët tanë quhen nga turma e paligjshme, nga persona të paligjshëm që kanë hyrë në shtëpinë tonë dhe sot protestojnë, si “bij kurvash” dhe “vrasës”. Dhe kjo protestë bëhet në qendër të Parisit dhe lejohet dhe u jepet autorizimi këtyre personave nga Prefektura.
Prefektura u jep lejë personave të paligjshëm që kanë hyrë dhe banojnë në Francë, për të protestuar për një çështje pa çështje.
Castaner, Nunez, Lallement: Nëse nuk keni vullnetin të respektoni ligjin, IKNI!”
Pas valës së dyndjeve të refugjatëve dhe rënies ekonomike, Franca e mbuluar nga pasiguria sociale dhe nga rritja e krimit kryesisht në qendrat e mëdha, po kthehet gjithmonë e më shumë pranë partisë të së djathtës konservatore të Marine Le Pen.
Është kjo femër e hekur e politikës së djathtë, që nëse francezët do i besojnë qeverisjen, një prej vendimeve të para që do të ndërmarrë është dalja e Francës nga Bashkimi Europian dhe kthimi i refugjatëve në vendet e tyre.
Me dorë të hekut!!!