Një videomontazh nga momente dhune dhe anarkie në Amerikë tregon shkatërrimet e bëra nga majtistët. Republikanët po u bëjnë thirrje Demokratëve të ndalin dhe të mos e shkatërrojnë më Amerikën, si dhe të mos u shkatërrojnë më jetën dhe pronën nënshtetasve amerikanëve.
Në video vihet në dukje sesi Demokratët Majtistë kërkojnë pakësimet e fondeve për institucione që operojnë për fuqizimin e ligjit.
Republikani Steve Guest, përfaqësues i Komiteti Kombëtar të Republikanëve, tha:
“Anarkistët e kahut të majtë ekstrem janë duke mbjellë kaos në vend, pasi kërkojnë që të rrëzojnë themelet e shtetit amerikan.
Joe Biden dhe aleatët e tij radikalë në prokurori dhe gjykata vazhdojnë të shmangin shqyrtimin dhe hetimin e protestuesve dhunues dhe jo vetëm kaq, por e shikojnë këtë si një mundësi për të transformuar vendin.
Por nën drejtimin e Presidentit Trump, po u bëj me dije se, do të prevalojë dhe do të sundojë LIGJI dhe RENDI.”
Video tregon se themeluesit e Lëvizjes ‘Black Lives Matter’ kanë pranuar tashmë publikisht ideologjinë e tyre marksiste.
Sipas raportimit të Neon Nettle ditën e martë, bashkëthemeluesja e ‘Black Lives Matter’ Patrisse Cullors e ka pranuar publikisht ideologjinë e tyre marksiste (2015) dhe kanë vite që punojnë për të shpërndarë ideologjinë marksiste, kryesisht tek komuniteti i zezakëve. Publikisht, këta drejtues e quajnë veten “marksistë të trajnuar mirë”.
Në të njëjtën video shquhen momente nga djegia e kishës episkopale në Uashington, D.C., dhunuar dhe djegur nga protestuesit radikalë majtistë, ose thënë ndryshe nga protestuesit profesionistë (me pagesë).
Pjesë e videos janë dy majtistët, që duket të jenë edhe të devijuar mentalisht, demokratja Nancy Pelosi dhe kandidati Joe Biden, që targetohen si individë që i japin shtysë dhe nxitje turmës, për të shkatërruar Amerikën.
Grupet anarkiste arritën që në Seattle, një zonë ta rrethojnë me barriera, duke e deklaruar si zonë jashtë kufijve të shtetit (një zonë e quajtur “BHAZ”).
Video tregon sesi dhunuesit rrëzojnë statuja, prishin monumente, apo u kalojnë me makinë mbi trupa policëve dhe oficerëve të rendit dhe sigurisë.
Majtistët në Amerikë kërkojnë anarkinë dhe shkatërrimin përfundimtar të superfuqisë më të madhe sot ekonomike në botë. Synojnë destabilitetin politik dhe ekonomik, por kryesisht largimin e Presidentit Trump.
Revolucion me komunitetin zezak kanë zgjedhur të bëjnë majtisto-globalistët e Rendit të Ri Botëror, por duket se gjithçka që bëjnë, do u kthehet në të kundërt dhe jo vetëm kaq, por panbotërisht po ngjallin dhe ndezin një valë zemërimi dhe anti-majtizmi, duke i bërë koshientë njerëzit se e majta kudo dhe kurdoherë, ka sjellë vetëm shkatërrim, vuajtje, skamje, mes sistemesh diktatorialë.
Kjo që po ndodh është arma e parafundit që po konsumojnë majtistët.
U ka ngelur të marrin armët dhe të bëjnë Luftë Civile. Kjo duhet shmangur fillimisht nga amerikanët, nga vetë populli dhe më pas edhe nga Administrata Trump.
Sot, duhet të vendoset LIGJI dhe RENDI me çdo mjet dhe formë, për të mbrojtur Amerikën, amerikanët dhe botën mbarë!
Pa medyshje aktet e dhunes se turamve apo grupeve dhe individeve denohen me ligjin ekzistues, e majta qe eshte e angazhuar ne Procesin e votimit, bene shkelje kushtetute, nese del nel ne perkrahje te elementeve qe kryejne akte dhune; ne raste te tilla duhet te procedohet. Protestat me mitigje dhe parakalime te qeta duhet te mos preken nga policia, bile te jene ne mbrojtje te policise. I ashtuquajturi marksizem dhe komunizem qe u etiketua nga Lenini Bolshevizem i terrorit te kuq me Draper e chekan dhe yll te kuq te cilesohet me ligj terrorizem se nazizem.