1/3 e Industrisë së Armëve të Kancelares, Eksportohet në Turqi.
Zbulime për marrëdhënie të ngushta Berlin – Ankara, lidhur me shit-blerje armësh, po publikon në këto 24 orë të fundit në shtypin gjerman.
Bazuar në një dokument zyrtar, gazeta gjermane “Die Welt”, shkruan se nga një anë Qeveria Gjermane zyrtarisht dhe publikisht dënon Turqinë për sulmet e saj në Siri dhe në Libi, nga ana tjetër, për vit të dytë rradhazi, Berlini mban Ankaranë si klienten më të mirë të insdustrisë gjermane të armëve.
Bëhet fjalë për blerje armësh, që në vitin 2019 arrinte vlerën 344,6 milionë nga ana e Turqisë, kurse sivjet Turqia po ble 1/3 e eksporteve të armëve të Gjermanisë. Janë materiale që destinohen ekskluzivisht për Marinën, ndërkohë që zyrtarisht, në dukje, Gjermania që prej 10 tetorit të vitit 2019 ka kaluar në embargo armësh me Turqinë, për shkak të sulmit të saj në Siri.
Dyfytyrësia në sjellje e Gjermanisë ka kaluar çdo amoralitet të politikës së jashtme. Në dukje embargo armësh, në strukje furnizim me armë për Turqinë e Sulltanit.
Luhet një prapaskenë e madhe mes Gjermanisë dhe Turqisë, padyshim jo vetëm kundër Greqisë, por edhe vendeve të tjera në Mesdhe, përfshi Izraelin.
Materialet e prodhuara për marinën dhe të eksportuara, duket të jenë si bashkëprodhim turko-gjerman, që konsiston në 7 nëndetëse të tipit “210-4”. Bashkëprodhimi i këtyre armëve, për marinën kryesisht, është dakortësuar me marrëveshje mes Gjermanisë dhe Turqisë që prej vitit 2009 dhe realizohet në rajonin e Izmirit.
Janë pikërisht të njëjtat nëndetëse që Gjermania i ka shitur Greqisë, që sot pretendohet të jetë forca e parë në Egje, për nga armatimi i marinës.
Por ky “vëllazërim” gjermano-turk prish dhe përmbys raporte në një zonë të nxehtë mes Lindjes dhe Perëndimit.
Këto akte të Kancelares Merkel, pranë fundit të karrierës së saj, janë veçse kosto e madhe për vetë Gjermaninë dhe çojnë drejt riizolimit të saj nga pjesa tjetër e Europës. Një histori që përsëritet vullnetshëm mesa duket nga Kancelarja gjermane, në gjurmë të disa të parëve, që dikur Gjermaninë e vunë përballë të gjithë botës.