Masonët në Llozhën e Madhe të Anglisë Deklarojnë se Llozha e Meshkujve do të Vazhdojë të Jetë e Veçantë nga Ajo e Femrave

/

Masonët e Llozhës së Madhe të Anglisë “UGLE” dhe lozha e femrave masone “OWF”, me deklaratë të përbashkët thanë se do të vazhdojnë të qëndrojnë grupime, trupa, organizata të veçuara.

Teksa shoqërinë e bënë pelte, xhelatinë mikse gjinish të panumërta, ata vetë ruajnë “moralin” apo “pastërtinë”. Shumë domethënëse, apo jo?

Mirëpo mos ndoshta këto mjedise të pastra mizogjene janë të sëmura? Sot mesa duket, mjedise të tilla grupimesh jo mikse për nga gjinitë, kanë mbetur xhihadistët dhe këto llozha apo arkada puritanizmi të llojit manipulues.

Masonët e Lirë, si lllozha e meshkujve, ashtu edhe ajo e femrave, do të mbeten të veçuara, pas një beteje lidhur me polemika mbi pretendimet se Garrick Club ishte një grup seksist, duke dashur t’i hapnin kështu rrugën institucionit të Londrës për të lejuar gratë të bashkohen. Gjë që nuk ndodhi edhe pse u bë një përpjekje e madhe dhe e gjatë në kohë.

Masonët e Lirë do të mbeten organizatë e një gjinie, kanë thënë udhëheqësit e saj, pavarësisht pretendimeve se vëllazëria është mizogjene.

Lëvizja erdhi pasi Garrick Club në Londër votoi për pranimin e grave, teksa politika e tij e mëparshme për të patur vetëm anëtarë meshkuj ishte përfshirë nga akuza se organizata kishte nuanca seksiste, e megjithatë asgjë nuk ndryshoi.

Dy Lozhat e Mëdha të Grave Masone u krijuan në fillim të shekullit të 20-të dhe ndjekin të njëjtat rituale, rregulla dhe kakonizma, si lozhat e meshkujve, madje duke iu drejtuar njëri-tjetrit me termin “vëllezër”.

Deklarata publike, e dhënë javën e kaluar mes Telegraph, u bë në përpjekje për të mos trajtuar më “tema të përsëritura” nga kritikët e shoqërisë për Masonët, si dhe për t’u thënë se asgjë nuk ndryshon pavarësisht kritikave të tyre dhe se ata vendosin brenda llozhave të tyre, pa u ndikuar nga asnjë faktor i jashtëm.

Previous Story

Shqetësim & Reflektim në NATO: Shifrat “Nuk Dalin” – 700 Mijë Ushtarë Rusë në “Pritje” të Nisjes së Sulmit Kryesor! (video)

Next Story

Shenjti Justinian Popoviç: "Europianët po Shndërrohen në Antropofagë!"

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është