“Shuplakë” Franceze: Partia e Le Pen i Thotë Shqipërisë se Është Protektorat i Erdoganit

Francezët thonë ato që nuk guxojnë të tjerët t’i thonë kaq troç dhe kaq ashpër.

Hyrja e Shqipërisë si vend kandidat në BE, mori shuplakë të fortë nga një Eurodeputet Francez, i cili akuzoi Tiranën se në thelb është një protektorat i Turqisë.

Një reagim i guximshëm nga një kuadër i lartë i politikës franceze, që shpreh një pjesë të madhe të saj, lidhur me çështjen e Shqipërisë, me një gjuhë të ashpër, por tejet realiste dhe shumë pranë së vërtetës.

Eurodeputeti Thierry Mariani, i cili i përket partisë së Marine Le Pen, tha se politikat që ndjek Shqipëria për integrimin e saj në BE nuk janë të përshtatshme për standartet e politikave europiane.

Eurodeputeti përmendi arrestimin dhe dorëzimin tek Sulltani të 5 arsimtarëve në Kosovë, që ishin cilësuar si Gulenistë, ndërkohë që stigmatizoi Shqipërinë si vatër qëndrore të influencës turke në Rajonin e Ballkanit.

“Jemi kundër zgjerimit të Europës dhe pyetja tashmë i drejtohet Shqipërisë që ndodhet nën influencën direkte të Turqisë. Nënvizoj se 5 arsimtarë në Kosovë u rrëmbyen dhe iu dërguan Turqisë”, theksoi eurodeputeti.

Gjithashtu Shërbimet Inteligjente Turke kanë penetruar në Shqipëri dhe kontrollojnë shumë fusha të jetës shqiptare, duke patur edhe shumë shqiptarë si bashkëpunëtorë.

“Nuk besoj se politikat që zgjodhën të aplikojnë në këto momente janë në përshtatje me ato europiane. Duhet të jemi më të sinqertë lidhur me Shqipërinë dhe për ç’ka është ajo”, shtoi eurodeputeti.

Shqipëria brenda Europës do të zbatojë me përpikmëri planet e Presidentit turk Erdogan, i cili kërkon kryesisht që të ketë në Shqipëri baza ushtarake.

***

Të tilla pozicionime politike, të tilla fjalime ofensive, nuk përkthehen tek fundi i Ramës apo i Qeverisë së tij. Të tilla ligjërata janë këmbana alarmi se diçka më e madhe, natyrshëm e keqe, vjen në Rajon, si dhe duket të jenë shuplaka përpara një furtune gjeopolitike dhe ekonomike.

Gjithashtu për t’u nënvizuar është fakti që Eurodeputeti flet njëkohësisht për Shqipërinë dhe Kososvën sikur të jenë një shtet i vetëm. Një tjetër detaj, që ne që e lexojmë, duhet të stacionojmë!

Popuj të fuqishëm bëjnë zgjedhjet e tyre, popuj të vegjël duhet të zgjedhin aleatin e tyre të fuqishëm.

3 Comments

  1. Ai është hipur në kalë, po nuk e njeh aspak realitetin, është një injorant dhe kapadai…E keqja është se duhet të ketë edhe idiotë të tjerë që do shprehen kështu,Franca dhe Holanda, dy kurvat e Europës kanë një të drejtë : ne jemi popull pa zot, jemi një kope që barinjtë e kanë lënë në mëshirën e ujqëve, me të cilët kanë një lëkurë… Jemi një popull i mbetur në udhëkryqin e mëshirës së lolove dhe gomarëve!… Mjerë ne!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Dy Fytyrat e Kancelares Merkel, si Panuklla Politike e Europës!

Next Story

SHBA: Sondazhi i Fundit, Trump me Diferencë të Madhe Përkundrejt Kandidatit Biden

Latest from Opinione