Qyteti Salinas në Kaliforni, largon forcërisht nga qyteti një Kishë Evangjeliste, me arsyen se nuk përbën atraksion turistik dhe se prish uniformitetin urban të qytetit.
Kisha u detyrua të shesë pronën e saj, të largohet realisht dhe më pas Bashkia e qytetit e shkatërroi godinën që ishte ndërtuar në vitin 2018.
Zyra avokatore që përfaqësonte Kishën Evangjeliste në Gjykatën e Distriktit dhe mbronte çështjen, bazuar në një sërë ligjesh, që faktonin se vendimi i Bashkisë ishte tërësisht në kundërshim me to, nuk ja doli dot të fitonte, pasi ndodhi ajo që nuk pritej; gjyqtari i çështjes vendosi që të merrte një vendim në kundërshtim me ligjin, kundër Kishës dhe pro Bashkisë.
Bashkia deklaroi gjithashtu më pas se, kishat nuk përbëjnë më interes në qytet, bëhen shkak në frenimin e prurjeve turistike, si dhe nuk janë të përputhshme dhe të përshtatshme me tërësinë urbane të qytetit.
Në tokën që ishte pronë e Kishës do të ndërtohet një qendër komerciale.
Me qindra e qindra besimtarë, lutjet dhe kërkesat e të cilëve për të mos e prishur kishën nuk u dëgjuan as nga Bashkia, as nga Gjykata, nuk kanë më një hapësirë ku të mblidhen si bashkësi besimtarësh.
Por Perëndia e ka gjithmonë një plan!
Jetojmë në kohë satanike!