Ankaraja: “Macron Është Kriminel Lufte”!

Kryediplomati turk sulmoi me epitete nga më të ashprat Presidentin francez Emmanuel Macron duke e akuzuar edhe si një “kriminel lufte”!

Sipas deklaratave të Ministrit të Jashtëm turk, për krimet që u kryen në Libi nga francezët kundër turqve, të gjithë përgjegjësit duhet të japin llogari.

“Kush gjendet prapa tyre? Macron-i! Arriti të qeverisë vendin e tij Macron-i që tani po ndërhyn në vende të tjera?“, pyet vetveten Ministri i Jashtëm turk.

Çështja është sesi do të reagojë Franca tani më!

Do të vazhdojë të përgjigjet vetëm me fjalë dhe do i lejojë Marinës Turke të fusë në objektiv goditjeje edhe anijet franceze më Mesdhe pa e ndëshkuar? Apo do të reagojë dhe do të kundërpërgjigjet me potencë?

“Prezenca e Francës në Mesdhe dhe veprimet e saj shkaktojnë destabilitet. Ku ndodhet një udhëheqës që krijon probleme, apo një puçist, nga prapa ndodhet gjithmonë Franca që e mbështet. Në vitin 2011 bombarduan Libinë dhe më pas u tërhoqën, ikën. Dhe tani vijnë sërish dhe mbështesin një puçist”, u shpreh Ministri i Jashtëm turk, duke bërë fjalë për dyfytyrësi të Francës.

“Të gjithë e shikojnë që Franca është ajo që luan lojëra të rrezikshme këtu në Mesdhe. Ka kaluar çdo limit. Macron kërkon të mbytë reagimet kundër që ka në politikën e brendshme, duke krijuar probleme të politikës së jashtme, por fatkeqësisht përpjekjet e tij do të rezultojnë të kota, shtoi ministri turk. 

Duket tani më që marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë janë inekzistente. Por sigursht që Franca di diçka më shumë lidhur me gjeopolitikën dhe kjo përplasje e Turqisë me të, rezulton të mos jetë në favor të Erdogan, por në favor të Emmanuel Macron.

Mesdheu në tension, një vullkan që zjen, me disa kratere!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kandidati Majtist J.Biden i Kërkron Ndjesë Sërbisë për Bombardimet e NATOs në 1999!

Next Story

Kishë Kristiane Largohet Forcërisht nga Një Qytet në Kaliforni!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,