E ngritën “peshë” dhe e nxorrën jashtë nga Parlamenti deputetin që nuk mundi të vetpërmbahet dhe që sistemi nervor e lëshoi përgjatë kohës që kishte marrë fjalën.
Vittoria Sgarbi, me një karrierë të gjatë politike në partinë “Forza Italia” të ish kryeministrit Silvio Berlusconi, është i njohur për shpërthimet e tij publike, veçanërisht gjatë programeve televizive ‘talk show’. Dje, bëri ‘show-n’ e tij në Parlamentin Italian, kur hyri dhe filloi të fyejë kolegë të tij.
Sgrabi është gjykuar disa herë për shpifje, fyerje dhe dje në Parlament i drejtoi shigjetat e tij kundrejt gjykatësve, një objektiv i dashur për të, duke i cilësuar disa prokurorë si gangsterë. Kryetarja e Parlamentit i bëri disa herë thirrje që të kthehej në normalitet diskutimi dhe fjale politike, ndërkohë që politikani filloi të fyente edhe një deputete të parlamentit, para se garda ta ngrinte “peshë” dhe ta nxirrte jashtë, teksa deputetë të tjerë bërtisin: “turp”.
Video me episodin sa të çuditshëm, aq edhe qesharak, por edhe të pahasur, ka bërë xhiron e televizioneve dhe portaleve italiane, një video e shndërruar në “viral” nga përdoruesit e Rrjeteve Sociale.
Kryetarja e Parlamentit në detyrë Mara Carfagna u tha deputetëve se shpall përjashtimin e tij nga trupa legjislative, për shkak të frazeologjisë së papranueshme përdorur kundrejt saj dhe një kolegu të saj, një ish prokurore që kundërshtoi deklaratat e tij, teksa ai fliste për trupën gjykuese. Presidenti i Dhomë së Ulët të Parlamentit Italian Roberto Fico deklaroi pas ngjarjes së sotme se: “Sjellja seksiste e Sgarbit ishte e paduhura, e pasjellshme dhe e papranueshme”.
Dhe kështu Italia kthehet në vëmendje të informacionit, si për t’u shkëputur nga Amerika, nga Covid-19 dhe nga Rendi i Ri Botëror që duket se po përpëlitet mes protestash.