Merkel Paralajmëron Trump-in se nuk do të jetë Lideri Botëror. Trump i Deklaron Zëlart “ose me Ne, ose Përballë Nesh”!

Janë Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përplasje? A është Trump-i i pakënaqur nga Angela Kasner/Merkel? A është NATO-ja në probleme? Po me Bashkimin Europian çfarë po ndodh?

Sipas ‘The World Street Journal’, Administrata Ameriakne vendosi të largojë 9500 trupa, nga 34500 që ndodheshin aktualisht në Gjermani, në kuadër të Aleancës NATO, baza e dytë më e madhe amerikane në glob.

Trump tha se Amerika ofron ndihmë, mbështetje dhe mbrojtje tek këto vende dhe tek kjo Aleancë, pa marrë asnjë shpërblim dhe pa patur kurrë asnjë përfitim, veçse shpenzimesh, fonde dhe miliarda dollarë që dalin nga “xhepat” e taksapaguesve amerikanë.

Mesazhi është që nëse qeveria e ndonjë vendi nuk është e kënaqur me Administratën Amerikane të Presidentit Trump, apo refuzon lidershipin Amerikan, siç bëri Kancelarja Kasner-Merkel, atëherë siguria e tyre është në risk.

Përplasja më e madhe, erdhi kur Kasner-Merkel refuzoi të merrte pjesë në Samitin G7 dhe kur BE-ja vendosi të vazhdonte të ndihmonte Kinën dhe lidershipin e saj. Kjo bëri që Presidenti Trump ta cilësojë situatën si të papranueshme në kuadër edhe të Pandemisë, por pasi Merkel refuzoi pjesëmarrjen, Trump shtyu organizimin e Samitit dhe thirri për përfshirje në të, vendeve si: India, Rusia, Korea e Jugut dhe Australia, para takimit tjetër.

Në një kohë kur Trump po e izolon Kinën nga grupimi ndërkombëtar dhe po fajëson Pekinin dhe Partinë Komuniste Kineze për shpërndarjen e virusit të Pandemisë, Merkel po përpiqet ta shpëtojë Kinën, duke përdorur Bashkimin Europian, që duket se është një Strukturë krejtësisht, për momentin, në duart e saj.

Merkel është e vetmja drejtuese shteti që nuk ka bërë asnjëherë asnjë deklaratë, apo kurrë nuk ka mbajtur një qëndrim kundër Kinës, gjatë gjithë kësaj kohe Pandemie, përkundrazi po e mbështet Kinën dhe OBSH-në me të gjitha format e mundshme.

Trump e ka bërë me dije, që kur mori Presidencën e Amerikës, që do të mbajë marrëdhënie dhe raporte të mira dhe të drejta me vende të destinuara për të qënë pozitivë dhe dashamirës ndaj Amerikës dhe Aleancave të përbashkëta. Por kjo nuk duket se ndodhi me Gjermaninë dhe Kancelaren, që ka qënë vazhdimisht kundër Trump dhe vendimeve të tij.

Gjermania për NATO-n shpenzon vetëm 1.3% të GDP-së, një prej kontributeve më të ulta ndër vendet anëtare në NATO, ndërkohë që kërkon prej Amerikës të vazhdojë të mbështesë NATO-n. Ndodhemi përpara një absurdi që zgjat këto afro 4 vite, por që me Presidentin Trump duket se po merr fund.

***

Kur erdhi momenti i daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, Trump-i e mbështeti idenë dhe vendimin e britanikëve, përkrah edhe udhëheqësish të tjerë në Europë dhe Botë.

Trump gjithashtu kundërshtoi ashpër azilin dhe mbrojtjen që Merkel po u jepte dhe u dha gjatë këtyre 4 viteve refugjatëve sirianë, duke shkaktuar trazira dhe destabilitet ekonomik dhe social në disa vende të Europës. Merkel është shkaktarja e një vale migratore të pakontrolluar, që lejoi të hyjnë nga Lindja dhe nga vendet e Afrikës në mënyrë të paligjshme miliona refugjatë në Europë (shumica pa identitet real), që kanë destabilizuar kryesisht Greqinë, Italinë, Francën, Belgjikën, por edhe Danimarkën, Suedinë dhe vetë Gjermaninë.

Është e qartë tashmë që Trump dhe Merkel i përkasin dy spektreve të ndryshme politike, dhe se Kasner-Merkel është një majtiste në thelb, aspak e djathtë në të gjitha politikat e saj kombëtare dhe globale.

***

Në një intervistë dhënë dje për 6 gazeta, “The Guardian”, “Süddeutsche Zeitung”, “Le Monde”, “La Vanguardia”, “La Stampa” dhe “Polityka”, Merkel tha se prezenca e ushtrisë Amerikane në Europën Qëndrore ishte për interesat e Amerikës dhe se Amerika është duke e dorëzuar vetë me vullnet rolin e liderit botëror.

Merkel paralajmëroi Trump-in mes kësaj interviste se, nuk do të jetë më ai dhe Amerika lideri botëror, por ndoshta Bashkimi Europian dhe shtete që punojnë në kuadër të globalizmit.

***

Pasi kësaj interviste, që u shkaktua kryesisht nga tërheqja e trupave amerikane nga Gjermania, duket se Merkel është në problematikë të madhe dhe se Bashkimi Europian, pavarësisht se shfaqet sikur do të jetë ‘Lideri Botëror’ duket që të jetë tashmë në terren të minuar ekonomik, demografik, por kryesisht politik.

Kurse NATO duket të mbetet një strukturë në hije e globalizmit dhe interesave të Rendit të Ri Botëror, por e pafuqishme ekonomikisht dhe ushtarakisht, me tërheqjen graduale të SHBA-së, që ishte edhe vendi kryesor që e mbante gjallë dhe në këmbë këtë Organizatë gjigande, por pa asnjë funksion real për paqe dhe siguri, teksa shohim që vende anëtare të saj përplasen dhe NATO tërhiqet duke u kërkuar palëve të gjejnë gjuhën e dialogut, në një kohë kur është rreptësisht e ndaluar të ketë përplasje apo kërcënime mes vendesh anëtare.

Ky është globalizmi dhe fytyra e vërtetë e Rendit të Ri Botëror, që duket se po shthuret dita-ditës.

6 Comments

  1. I think this is one of the most significant info for me.
    And I’m glad reading your article. But want to remark on few general things,
    The site style is ideal,
    the articles is really excellent
    : D. Good job, cheers

  2. I love your blog.. very nice colors & theme.
    Did you make this website yourself or did you hire someone to do it
    for you?
    Plz answer back as I’m looking to design my own blog and
    would like to find out where u got this from.
    appreciate it

Lini një Përgjigje te Art Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Skandal: Demokratët Majtistë Duan t'i Shtojnë 1 Shtet "të ri" SHBA-së (shtetin 51), për të Nxjerrë 2 Senatorë të Majtë"

Next Story

Madonna: Trump Është "Nazist" - Majtistët Nxorrën Sërish Këngëtaren për Britma!

Latest from Opinione