Madonna: Trump Është “Nazist” – Majtistët Nxorrën Sërish Këngëtaren për Britma!

‘Pop star’-i e cilëson Presidentin Trump si “supremacist të bardhë” dhe “sociopat”, në një përçartje publike.

Madonna i është sulur Presidentit Donald Trump në papërmbajtshmëri duke e ofenduar dhe duke e prosvalur Presidentin e vendit të saj, me epitete që mund ta çojnë edhe në dyert e drejtësisë.

Këngëtarja majtiste radikaliste kaloi në ekstazë dhe u bën thirrje ndjekësve të saj që të votojnë Joe Biden dhe mes rrjeteve sociale i fton ata të sulmojnë Presidentin aktual.

Madonna deklaroi se Shtëpia e Bardhë është okupuar, pushtuar, nga një nazist sociopat, që quhet Trump, i cili në formë arbitrare ka dhënë urdhër të ndalohet testimi në masë i njerëzve për Coronavirus-in.

Trump-i tha para disa ditësh se dyshonte që mes testit që u bëhej nënshtetasve amerikanë, u ngjitej virusi. Një dyshim, që kur e ngre një President, nuk është kurrë i pabazë dhe që gjithmonë kur deklarohet publikisht, do të thotë që Presidenti ka informacione të sigurta nga Shërbimet Inteligjente.

Por ky pozicionim i Trump lidhur me testin e virusit cënon majtisto-globalistët, të cilët kur gjenden në morsë dhe në pamundësi për të operuar në mënyrë direkte, nxjerrin Madonnan të bërtasë, me shpresën që minimalisht ndjekësit e saj do e dëgjojnë dhe do e besojnë.

Por koha po vërteton krejt të kundërtën!

Madona tha se Trump ka frikë të vazhdojë me testin e virusit, sepse po rritet numri i të prekurve, ndaj dhe do që ta ndalë, për të mos shtuar numrin e të prekurve.

Ndërkohë që Presidenti Trump ishte dhe është i vetmi lider që prodhoi me mijëra aparatura testimi, por kur u informua se ‘Deep State’ kishte “futur duart” që testi të dilte pozitiv në shumicën e rasteve, ishte e natyrshme të ndalte proçesin, duke i lënë kohë Administratës, për të gjetur zgjidhjen e duhur.

Trump u bëri thirrje amerikanëve gjithashtu, duke iu thënë: “Po i them popullit tim të ulë ritmin e testimit, sepse ka diçka që nuk shkon dhe duhet investiguar. I lutem popullit të mos testohet momentalisht”.

Nga ana tjetër vegla e ‘Deep State’, Dr. Anthony Fauci, i tha Kongresit Amerikan se nuk i ishte kërkuar që të ulej ritmi i testimit në popullatë.

Në këtë përplasje endo-administrative, teksa populli padyshim dëgjon më shumë Presidentin, sesa një vegël të ‘Deep State’ si Fauci, globalistët nxjerrin në skenë Madonnan.

Jo vetëm kaq, Madonna ishte prezent edhe në një protestë në Londër me slloganin “Black Lives Matter”.

Dyshimet në popull, që prej muajit prill, që Gates dhe klika globaliste i injektonin popullit virusin, mes testimit, ekzistonin, por sot, kur amerikanët këtë dyshim e dëgjojnë të ngrihet nga vetë Presidenti, e dëgjojnë me vëmendje dhe është njeriu më bindës, krahasuar me këdo tjetër në Amerikë.

Po arrihet në ditët e pikut të përplasjes së Administratës Trump, me ‘Deep State’. Një betejë që duket se po e fiton Trumpi, sa herë që ‘pop stars’ shfaqen ekraneve televizive dhe rrjeteve sociale, për të njollosur Presidentin dhe për të çoroditur popullin, me forma qesharake dhe fraza brutale dhe të pahijshme.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Merkel Paralajmëron Trump-in se nuk do të jetë Lideri Botëror. Trump i Deklaron Zëlart "ose me Ne, ose Përballë Nesh"!

Next Story

George Soros Financon Grupe të Zotuara për të Rrëzuar Trump & po Ble 6 Milionë Votues Ispanikë!

Latest from Opinione