Angela Kasner-Merkel foli sot në Parlamentin gjerman, pasi Gjermania merr presidencën e BE-së për 6-mujorin në vazhdim. Ajo shpalosi strategjinë gjermane dhe europiane për Turqinë dhe foli për pasuritë nëntokësore të Mesdheut.
Kancelarja gjermane pasi foli për “marrëdhëniet strategjike Turqi-Gjermani” shtoi se Europa ka nevojë për një strategji koherente me Ankaranë, strategji e cila duhet të marrë parasysh faktin që jemi të lidhur ngushtësisht me Turqinë.
Përsa i përket Mesdheut dhe shpimeve dhe kërkimeve turke atje për pasuritë e nëntokës, Kancelarja deklaroi se Gjermania dëshiron që të jetë e drejtë me Turqinë, ndërkohë që vërtetoi se ishte ajo që kishte ndërhyrë për bisedën telefonike që u realizua mes Mitsotakit dhe Erdoganit para disa ditësh.
“Gjermania përpiqet të tregohet e drejtë në të gjitha aspektet e marrëdhënies së saj me Turqinë, por funksionojmë edhe në bashkëpunim me Francën” – tha Merkel.
Kancelarja i mëshoi faktit që palët në Mesdhe duhet të ulen në bisedime, por kurrësesi nuk foli as për shkeljet e Turqisë në hapësitën detare dhe ajrore greke dhe qipriote, nuk foli as për luftën në Libi dhe përplasjet e forta të Turqisë atje, nuk foli as për përplasjet e Turqisë me Egjiptin dhe Izraelin, por u duk qartë, se i doli thuajse në krah “sulltanit” të Turqisë së mileniumit të ri.
Tashmë duket se pozicionimet po bëhen të qarta dhe publike dhe se balancat mes shteteve anëtare të Bashkimit Euriopian po humbasin, me vullnetin e plotë politik të Kancelares, si dhe po vihen në pikëpyetje marrëdhëniet e BE-së me Izraelin.
Qëndrimet e sotme të Kancelares nuk ishin “rrufe në qiell të hapur”, por diplomatikisht të gjithë mendonin se Gjermania do të mbante një qëndrim kritik përballë Turqisë. Por, duket se klima politike është klimë tipike përplasjesh dhe sot e ushqyer dhe e mbështetur hapur nga Gjermania.
Gjermania cënoi kontruret e diplomacisë dhe u kthye në origjinën e saj politike, me ish aleatin e saj neutral të Luftës së II Botërore, kur drejtohej nga Hitleri.
Tani gjithçka në Mesdhe do të jetë e paparashikueshme, fitilin duket se e ndezi gjermano-lindorja Merkel.
Pozicionimi i Amerikës dhe Rusisë do të determinojnë situatën në Mesdhe dhe raportet mes shteteve.