Si shprehje dhe reagim i pakënaqësisë të qeverisë së Presidentit Trump kundrejt qeverisë së Kryeministrit Mitsotaki, për shkak të fyerjeve dhe sulmeve të vazhdueshme që bëjnë Media-t pranë qeverisë greke për Presidentit e Amerikës, konsiderohet mospranimi nga ana e qeverisë amerikane, për të lejuar Ministrin e Mbrojtjes së Greqisë të realizojë një vizitë zyrtare të programuar në Uashington.
Është hera e dytë që kjo vizitë anulohet, por që ministri grek Panagiotopoulos e justifikon këtë vendim, për shkak të situatës me coronavirus-in.
Është e dukshme dhe natyrisht nuk ka arsye në këto momente, që për shkak të pandemisë, qeveria amerikane të mos pranojë të realizojë një takim të mbyllur me ministrin grek të mbrojtjes, teksa vizita të tjera janë kryer nga krerë shtetesh dhe nga drejtues të lartë qeverish nga vende të tjera, këto javë të fundit, në SHBA.
Ç’do të thotë kjo?
Do të thotë që qeverisë amerikane i mungon vullneti për të hyrë në diskutime me Ministrin grek të Mbrojtjes e të dëgjojë tezat dhe pozicionimet e tij, apo edhe të disponojë dikë nga administrata e Presidentit të SHBA-së të bëjë bisedime kortezie.
Në datat 20 dhe 21 korrik, Ministri i Mbrojtjes së Greqisë kishte programuar një vizitë zyrtare në Uashington, i ftuar nga homologu i tij amerikan Mark Esper. Ky takim ishte programuar dikur për në 23 mars, por që u anulua për shkak të pandemisë, por që sot, anulohet sërish, për të njëjtën arsye sipas versionit të qeverisë greke.
Pala amerikane tregoi indiferencë dhe mosdëshirë për të bërë një takim kokë më kokë mes dy homologëve të mbrojtjes dhe me ministra të tjerë të Qeverisë Trump, duke i lënë si version kontakti palës greke, një “webinar”, domethënë një takim online.
“Kryq” momental amerikan ndaj palës greke, duke i thënë asaj: “Mos telefononi ju, do ju marrim ne në telefon”.
Mbetet të shikojmë nëse do të realizohet edhe takimi online, sepse edhe kjo tashmë nuk është e sigurtë.
Si Trump-i, ashtu edhe drejtues të lartë të Administratës së tij “nuk duan as ta shikojnë me sy” qeverinë e Athinës, të cilën e konsiderojnë “shërbëtore” të Berlinit, me mundësi thuajse zero për të ushtruar politikë të pavarur në Greqi dhe më gjerë në Rajonin e Mesdheut.
Pjesa më e madhe e të djathtëve konservatorë në Greqi e konsiderojnë fyerje mospranimin për takim mes homologëve, dhe kjo për shkak të politikave të jashtme të gabuara të Kryeministrit grek dhe përkushtimin e tij ndaj kancelares gjermane, ndërkohë që aleati i parë strategjik, partneri dhe vendi mik i Greqisë ka qënë dhe duhet të mbetet Amerika.
Ka erdhur momenti që Greqia të shikojë drejt Amerikës dhe Qeverisë Trump dhe të shkëputet nga vartësitë e një Bashkimi Europian në rrënim dhe në krizë ekzistenciale, me vende anëtare që në thelb kanë humbur sovranitetin, teksa drejtohen dhe urdhërohen nga kancelaria gjermane.
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?