Etja për Panik e “Ekspertëve” mes Deklaratash të Papranueshme, për Valë të Dytë Covid-19!

Veçse të papranueshme mund të konsiderohen deklaratat për valë të dytë të coronavirus-it, për në vjeshtë dhe në dimër, deklarata këto që veçse mbjellin frikë dhe panik në popullatë, në nivel global.

Klimë tmerri dhe frike krijojnë disa “ekspertë”, kryesisht të OKB-së, që deklarojnë se “do të izolohemi në vende të mbyllura”.

Në cilat modele i mbështesin deklaratat dhe teoritë e tyre këta “ekspertë”? Cili është ky model i besueshëm ku ata mbështeten për të dalë në konkluzionin që sërish do të izolohemi?

Deklarata të papranueshme individësh që kanë role dhe pozicione kyçe në drejtimin e shëndetit publik globalisht, apo edhe për vendet nga vijnë dhe ku drejtojnë. Deklarata të pabazuara në asnjë model dhe analizë shkencore, deklarata që duket të jenë të drejtuara dhe urdhëruara nga një vatër politikash globaliste.

Asnjë “ekspert” nuk flet kurrë për medikamentin që do të duhet të përdorin të prekurit? Pse?!

Kudo dhe ngado flitet për masa mbrojtëse, por kurrë nuk flitet për kurim, për medikamente. Por nuk harrohet kurrë të flitet për vaksinën, që pritet të dalë. Apo vaksina është gati dhe thjesht tani krijohet terreni i panikut për të imponuar më pas vaksinimin?

“Ekspertë” të shëndetit publik në OKB flasin për distancim social të theksuar dhe mundësisht izolim, edhe nga njerëzit e afërt.

“Mbani distancë nga familjarët, miqtë dhe kolegët, shmangni takimet me duar dhe përqafimet, derisa të dalë vaksina – deklarojnë “ekspertët” duke shtuar se – vaksina do të jetë gati në muajt e parë të vitit 2021″.

“Situata në nivel global mund të përkeqësohet, sepse njerëzit nuk po ruajnë distancat, ndaj dhe duhet të vendosen rregulla më strikte për të gjitha vendet – thonë “ekspertët – pasi të gjithë jemi të bindur tashmë që kufijtë e një vendi mund të mbyllen brenda 24 orëve”.

Nëse kjo nuk është diktaturë globale, që po instalohet mes një virusi, krijesë laboratorike, çfarë tjetër mund të jetë?

Për pjesën më të madhe të banorëve të globit është Krim Kundër Njerëzimit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Donald Trump "i Mbylli Derën" Qeverisë Mitsotaki!

Next Story

Sërbët Protestojnë Përpara Parlamentit Sapo Njoftohen për Karantinim (lockdown)!

Latest from Opinione