Në një deklaratë që ka shkaktuar një larmi reagimesh, si dhe shumë zhurmë mediatike, ka kaluar këngëtari i njohur dhe kandidati i papritur për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së (të paktën me të dhënat e derisotme) Kaney West.
Poeti amerikan, producenti, por edhe stilisti dhe biznesmeni deklaroi se vaksina për coronavirus-in pritet të jetë “shenjëzimi i bishës” dhe ata që do e bëjnë nuk do i kalojnë dot kurrë portat e parajsës.
Këngëtari argumentoi qëndrimin e tij kundër vaksinës, teksa, siç tha, bashkë me vaksinën do t’i injektohet edhe një ‘chip’ trupit të njeriut, kështu pra populli nuk do e kalojë dot më hyrjen e Parajsës.
“Ka shumë fëmijë që vaksinohen dhe në vitet në vazhdim mbetetn të paralizuar. Pra, kur thonë se do të ndalim Covid-19 me një vaksinë, kjo më bën të shqetësohem, që ky akt do të jetë “shenjëzimi i bishës” – tha West duke folur për “Forbes”.
“Duan që të vendosin brenda trupit të njeriut një sërë ‘chip’-ash, duke bërë gjithçka për të na ndalur dhe penguar për të kaluar portat e Parajsës.
Më vjen keq që e them këtë, por njerëzit kanë dhe do të kenë djallin brenda vetes” – tha këngëtari.
Këngëtari tha gjithashtu se ishte prekur edhe ai nga virusi në muajin shkurt, por e kaloi dhe shmangu dhënien e më shumë detaje.
Një njeri me ngjyrë, një figurë e njohur, mes kësaj deklarate është pozicionuar qartë kundër dhe përballë së keqes dhe majtisto-globalistëve, që kërkojnë me këmbëngulje pakësimin e popullsisë së globit.