Simboli i Ortodoksisë, Kisha e Shën Sofisë Shndërrohet në Xhami – Turqit do të Mbulojnë me Perde & Tapita Ikonat e Shenjtërove!

Do të mbolohen afresket, ikonat murale dhe jo vetëm me perde dhe tapita, këtë njofton gazeta turke Hurriyet, pas vendimit të Sulltanit, që ta kthejë Kishën e Shën Sofisë, Simbolin e Ortodoksisë, në Xhami.

Dhunim i pronës shpirtërore të të krishterëve ortodoksë. Akt provokues dhe cënues lidhur me besimin e krishterë. Akt që dëshiron dhe nxit luftë.

Një vallaha islamik, cënon tempullin e ortodoksëve! I shëmtuar akti, e kanë thënë profecitë, por fundi do të jetë tragjik. Mjer ai popull që nuk po sjell ndër vete drejtuesin e tij. Mjer ai popull që do të jetë viktima e akteve të Sulltanit të tij.

Siç deklaroi Sulltani Erdogan, Shën Sofia do të jetë e hapur për lutje prej 24 korrikut 2020, besimtarët muslimanë do të mund ta frekuentojnë normalisht. Gjithashtu, do të vazhdojnë të lejohen të hyjnë edhe të gjithë vizitorët dhe turistët.

Dekorimi dhe arti eklisiatik i periudhës Bizantine do të mbulohet me “ferexhe”.

Shtypi turk e priti me entuziazëm vendimin e Presidentit – Sulltanit Erdogan.

Si për shembull:

Gazeta “Yeni Safak” bëri fjalë për “ringjallje” të Shën Sofisë.

Gazeta “Turkiye” shkruanι: “Mori fund edhe vuajtja e xhamisë së Shën Sofisë. U këputën vargonjët e 86 viteve”.

Gazeta “Sabah” përmend në titullin e kryeartikullit të saj: “Mori fund edhe nostalgjia për Shën Sofinë”.

***

Akte të shëmtuara, akte dhune, akte cënuese, por kryesisht akte që provokojnë luftë. Anadolli mesa duket kërkon si i çmendur, sërish, gjak!

5 Comments

  1. Pretty nice post. I just stumbled upon your weblog
    and wanted to say that I have truly enjoyed browsing your blog posts.

    In any case I’ll be subscribing to your rss feed and I hope you
    write again soon!

  2. Very nice post. I just stumbled upon your blog and wanted to say that I have truly enjoyed browsing your blog posts.
    In any case I will be subscribing to your rss feed and I hope you write again very soon!

Lini një Përgjigje te Tuyet Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Cili Është Shteti me Pagat më të Larta në Botë?

Next Story

Salvini Kundër Erdogan: "Disa e Duan Turqinë në BE, por Ky Islam Është i Papajtueshëm me Vlerat tona!"

Latest from Opinione