Mitsotaki “Karshillëk” Presidentit Trump – i Jep Nënshtetësinë Greke Aktorit Tom Hans!

Fotografi me pasaportat greke në duar, Tom Hans dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson, përkrah kryeministrit grek Kyriako Mitsotaki dhe bashkëshoprtes së tij Mareva.

Tom Hans është një nga kundërshtarët më të fuqishëm të Presidentit amerikan Donald Trump, si dhe një prej mbështetësve më të mëdhenj publikë të ish kandidates për Presidente Hillary Clinton, si dhe të së majtës amerikane në përgjithësi.

Ishte aktori i parë, që “aktëroi” mrekullisht, si “Pacienti” i parë Hollywood-ian, mbartës i virusit Covid-19. Që në atë moment, për majtistët, virusi u bë “trendy” FAKT.

Të katërt u takuan mbrëmjen e kaluar në ishullin Antiparo, ku çifti amerikan po kalon pushimet. Mbrëmja zgjati disa orë mes bisedash për artin, politikën dhe Greqinë.

Kryeministri grek publikoi në Instagram një foto me nënshkrimin: “Tom Hans dhe Rita Wilson janë tashmë qytetarë krenarë grekë”.

Duhet të theksojmë se dhjetorin e kaluar, aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij u regjistruan dhe aplikuan për të marrë nënshtetësinë greke, me iniciativën e vetë Kryeministrit grek, i cili i kishte bërë sugjerimin dhe ftesën për nënshtetësi aktorit të njohur të Hollywood-it, i cili e kishte pritur me gëzim.

Bashkëshortja e tij Rita Wilson ka rrënjë greke, teksa mamaja e saj ka origjinë nga Epiri, ndërsa Tom Hans dashuron Greqinë dhe grekët dhe kalon gjithmonë pushime gjatë verës, në ishullin Antiparo, ku kanë edhe vilën e tyre.

Janë me dhjetra mijëra omogjenë grekë, në mbarë botën, që presin radhën të marrin nënshtetësinë greke, por që refuzohen apo zbarriten zyrave të burokracisë greke.

Por kjo sigurisht që nuk ndodh me majtisto-globalistin e Hollywood-it, çuditërisht në një qeveri të djathtë në Greqi dhe me iniciativën e vetë Kryeministrit. Situatë që lë për të dëshiruar!

2 Comments

  1. Si ka mundesi qe shumica e aktoreve te holliwoodit jane reshtuar ne krah te se majtes dhe si asnjeher me pare dalin e kritikojne nje president te USA…

Lini një Përgjigje te Mariela Stefanllari Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Automjet Kaloi mbi Këmbësorë në Berlin - 7 të Plagosur!

Next Story

"Kampionati Covid-19 2020" Vazhdon - Kanë Zbritur Trajnerët në Lojë!

Latest from Opinione