“Kampionati Covid-19 2020” Vazhdon – Kanë Zbritur Trajnerët në Lojë!

1.2% e popullsisë së Amerikës “e prekur” me Covid-19, e megjithatë vazhdojnë dhe e quajnë Pandemi, sepse kështu është e shkuar në strategjinë e Plandemisë dhe kur lodhen nga një “fushë” loje dhe kur i braktis tifozëria, organizatorët e shpërngullin kampionatin në zona të paprekura, si për ta rifreskuar, si për t’i dhënë pak temp.

Dhe teksa lojtarët u raskapitën dhe më nuk munden, në fushë kanë zbritur vetë trajnerët dhe organizatorët, si për të mbajtur gjallë “Kampionatin Covid-19 2020”.

Florida sot, thuhet nga Media e propagandës virusale, u bë shteti i parë me më shumë të prekur në ditë, duke ja kaluar New York-ut, që mbante vendin e parë për një kohë të gjatë, me më shumë të prekur çdo ditë.

Numri i të prekurve me Covid-19 arriti sot në 423.855 në Florida, duke mbajtur vendin e dytë pas Kalifornisë që shënon 448.497 të prekur dhe Νew York-u që regjistron 415.827 të prekur.

Theksojmë të prekur dhe jo të shtruar në spital, theksojmë gjithashtu se janë individë që nuk kanë thuajse asnjë simptomë apo problem shëndetësor, por të tillë, si pozitivë pra, i ka nxjerrë testi për Coronavirus-in me organizatorë Gate, Fauci dhe skuadra plandemike.

Florida ka shënuar rekord me 10.000 të prekur në ditë, Kalifornia në vendin e dytë me 8.300 të prekur në ditë dhe vendin e tretë e mban sërish New York-u me 700 të prekur në ditë.

Por, lavdi Perëndisë dhe popullit të Floridas që votuan të duhurin, pasi Guvernatori i Floridas nuk ka nxjerrë urdhër për përdorim të detyruar të maskës, as nuk i ka karantinuar shtetasit e tij, gjithashtu ka dhënë urdhër që shkollat do të hapen në gusht, si zakonisht.

Në të kundërt shteti i New York-ut, duket se po bën “zap” virusin duke mbajtur të mbyllura dyqanet dhe restorantet, si dhe duke bërë të detyrueshme përdorimin e maskës.

Nga ana tjetër, në një frekuencë gjykimi dhe veprimi me Guvernatorin e Floridas, është Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, i cili ushtron presion që shkollat të hapen normalisht në shtator, pavarësisht shqetësimit, apo preokupimit të një pjesë të mësuesve dhe të familjeve, se mos ndoshta fëmijët preken nga virusi.

Kurse në Teksas më shumë se Coronavirus-i, dëm shkaktoi një fenomen natyror që shkatërroi shumë godina dhe la në rrugë qindra njerëz.

***

Të prekur nga virusi në Amerikë janë afro 4 milionë banorë, ose 1.2% e popullsisë.

Shkencërisht dhe institucionalisht nuk jemi në kushtet e një Pandemia, por jemi në lojën e një Plandemia, që zgjatet dhe zgajtet sepse zgjedhjet e nëntorit në Amerikë dhe qëllimi për rrënie të ekonomisë globale me qëllim instalimin e Diktaturës Globale, kanë të nevojshme dhe të domosdoshme Covid-19-ën.

Plandemi dhe anarki për të rrëzuar Presidentin Trump!

Plandemi dhe ‘lockdown’ për të rrëzuar ekonominë globale!

Plandemi, propagandë dhe fobi për të mbajtur popullin në kllapi!

Plandemi endemike në fakt, që për vaksinë do të kenë zgjedhjet e nëntorit, kur dhe mbyllet “Kampionati” dhe më pas edhe tifozët do të kthehen në shtëpi të rraskapitur, për të vazhduar jetën normalisht, me shpresën se do të reflektojnë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mitsotaki "Karshillëk" Presidentit Trump - i Jep Nënshtetësinë Greke Aktorit Tom Hans!

Next Story

Në Kërkim të Anarkisë - George Soros i Jep Lëvizjes 'Black Lives Matter' edhe 250 Milionë Dollarë të Tjerë!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe