Gramatika Cilësohet Racizëm, në Globalizëm!

Universiteti Rutgers në New Jersey të Amerikës, ka kaluar në stadin e paimagjinueshëm për akademinë dhe sistemin arsimor, duke e konsideruar gramatikën si tren racizmi.

Departamenti i Gjuhës Angleze deklaron se gramatika e rregullt është pjesë e supremacisë së bardhë, sepse “studentët multilinguë, me një formim jo të standartit të gjuhës akademike angleze” janë direkt të disavantazhuar.

“The Washington Free Beacon” raporton se Departamenti i Gjuhës Angleze do të ndryshojë standartet e instruksioneve në gjuhën angleze, në mënyrë që t’u përgjigjet kërkesave dhe përpjekjeve të Lëvizjes “Black Lives Matter”, financuar nga George Soros, që konsiston në lejimin e shkrimit të një gjuhe edhe dialektore me gabime gramatikore, duke ju dhënë liri të plotë, si dhe duke mos u ushtruar presion studentëve të zinj, që të shkruajnë një anglishte gramatikore, por duke i inkurajuar ata që të kenë mundësinë e varieteteve përgjedhës në shkrimin e anglishtes.

Departamenti i Gjuhës Angleze do të ndërmarrë një seri veprimesh për të krijuar variabla gjuhësore, në vend të një gjuhe fikse dhe strikte, që tensionon studentin shumëgjuhësh dhe që nuk ka në formimin e tij gjuhën akademike në të shkruar dhe në të folur.

Patologu dhe aktivisti libertarian Leonydus Johnson, e cilësoi gramatikën si fyerje, pedantizëm dhe si raciste në vetvete.

Gramatika pra cilësohet si një element racist dhe si një privilegj i të bardhëve.

Për këtë çështje është diskutuar që në vitin 2017 në Universitetin e Uashingtonit, duke e cilësuar gramatikën si raciste dhe si mjet presioni dhe dhune ndaj komunitetit të zezakëve.

***

Nga ana tjetër studiues të gjuhës në mbarë botën, në universitete prestigjioze e cilësojnë gramatikën, sintaksën, morfologjinë, estetikën dhe etikën e gjuhës si vertebrën e jetës dhe shkrimeve akademike dhe si mushkërinë shprehëse në letërsi, publicistikë, gazetari.

Instrumenti glosik është një, i vetëm dhe i pazëvendësueshëm në materializimin me fjalë të botës shpitërore dhe ilistike që përbën dhe rrethon njeriun, i vetmi mjet shprehës dhe komunikimi i qënieve njerëzore, që duhet të qëndrojë në një kuadër strikt forme dhe trajte, për të qënë një, unik dhe i patjetërsueshëm, mes rregullash dhe normash gjuhësore.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Céline Marie Claudette Dion - 1988, Fituese e Eurovision!

Next Story

Restorantet më të Vjetër në Mbarë Botën!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe