Ligjvënësi i Michigan: “Do i Dërgojmë Kinës Një Faturë për Coronavirus-in!”

Një përfaqësues i shtetin në Michigan deklaroi se është koha për Kinën që të paguajë dëmin e shkaktuar nga coronavirus.

Përfaqësuesi republikan LaFave tha se regjimi komunist ishte në dijeni të plotë që virusi do të kalonte kufijtë e Kinës, për këtë shkak do të duhet të mbajë përgjegjësitë që i takojnë.

LaFave tha: “Ne të gjithë e dimë tashmë, mes investiguesve dhe reporterëve tanë se Qeveria e Kinës në bashkëpunim me OBSH-në krijuan virusin dhe lejuan që ai të dalë jashtë Kinës, duke mos bërë izolim tërësor të vendir, por izolim pjesor të tij, si dhe duke dërguar kinezë në mbarë botën në formë të organizuar, për ta përhapur atë. Përgjegjësitë janë të Kinës dhe ajo duhet të paguajë për dëmet”.

Fatura duhet të dalë nga Thesari i Shtetit dhe të përfshijë në kalkulimet e saj “vlerën e dëmeve, kostot, shpenzimet, humbje të tjera të shtetit dhe qeverisjes në të gjitha nivelet, që erdhën si rezultat i coronavirus-it”, dëme të listuara në buxhetet e çdo shteti dhe të buxhetit federal.

“Kina duhet të rimbursojë urgjentisht dëmet shkaktuar Amerikës” – tha përfaqësuesi republikan.

Sugjerimin e LaFave e mbështetën edhe përfaqësues të tjerë republikanë, si: Steve Marino, Doug Wozniak, Matt Maddock, Ronnie Peterson, Aaron Miller, Gary Eisen, Brian Elder, Daire Rendon, Greg Markkanen.

Përfaqësuesi tha se fatura që duhet të paguajë Kina totalitare nuk mund të jetë vetëm për Mighigan-in, apo vetëm për Amerikën, por për botën mbarë që u prek nga virusi vrasës kinez.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Restorantet më të Vjetër në Mbarë Botën!

Next Story

Medikamenti për të Goditur Covid-19 Ekziston - Pse Nuk Përdoret?!

Latest from Opinione

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,