Medikamenti për të Goditur Covid-19 Ekziston – Pse Nuk Përdoret?!

Si profesor i epidemiologjisë në Universitetin Yale të SHBA-së, Fakulteti i Shëndetit Publik, mjeku PhD Harvey A. Risch, ka bërë rreth 300 publikime studimesh në buletine shkencore dhe gazeta, të fokusuara tek medikamenti që duhet të merret për trajtimin, apo goditjen e Covid-19, bazuar në të dhëna reale shkencore.

Sipas profesor Risch me mijëra pacientë të infektuar me Covid-19 kanë vdekur pa shkak real, por vetëm sepse nuk kanë përdorur medikamentin e duhur në luftimin e virusit.

Ai i referohet pikërisht medikamentit, për të cilin mast.al ka folur prej muajit mars 2020, Hydroxychloroquine. Ky medikament jepet nga goja që në fazat e para të sëmundjes, para se virusi të shtrihet dhe para se gjendja e pacientit të agravojë dhe më pas të dalë jashtë kontrollit.

Ky medikament është shumë i efektshëm, sidomos kur përdoret i kombinuar me antibiotikët ‘azithromycin’ ose ‘doxycycline’ dhe me suplimentin ushqimor ‘zinc’.

Në 27 maj 2020, mjeku publikoi një artikull në buletinin shkencor “American Journal of Epidemiology” (AJE) me titull “Trajtimi i Hershëm i Pacientëve me Simptoma, Pacientëve me Risk të Lartë nga Covid-19 dhe Çelësi Medikamental i Krizës Pandemike”. Ky artikull, i botuar në buletimin më të mirë shkencor në botë për epidemiologjinë, analizon 5 studime, duke demonstruar benifitet në trajtimin e pacientit me këtë medikament, si dhe shumë studime të tjera që tregonin sigurinë në përdorimin e këtij medikamenti.

Mjekët që e kanë përdorur këtë medikament, të përballur me luftën e klaneve globale dhe skepticizmin e njerëzve të ndikuar nga propaganda, janë realisht heronj. Ata kanë kryer atë që shkenca e vërteton si të drejtë dhe të duhur për trajtimin e pacientëve me Covid-19, duke marrë fillimisht riskun profesional, por, pas suksesit që kanë patur me pacientët e tyre kanë rritur reputacionin dhe ndikimin e tyre në sektorin e shëndetësisë dhe kanë hedhur poshtë tërësisht të gjitha udhëzimet e OBSH-së, Dr.Fauci, mjekëve pranë Bill Gates dhe gjithë të tjerëve në shërbim të Pandemisë, që pas edhe këtyre studimeve të kryera nga mjekët më të mirë të Amerikës, duket të jetë vërtet një Plandemi.

Në 7 studime të kryera, që merreshin me pacientë në risk të lartë nga Covid-19, 400 në numër, që u trajtuan nga mjeku Dr.Vladimir Zelenko, me këtë medikament, rezultuan në fund zero vdekje; gjithashtu në 4 studime të kryera në qendra dhe ambulanca të vogla në të gjithë Amerikën, nga 500 pacinetë në risk të lartë, pas trajtimit rezultuan zero vdekje; një eksperiment i kontrolluar në Brazil me 700 pacientë në risk të lartë, të pahospitalizuar, rezultuan vetm 2 vdekje; në Francë në një studim me 398 pacientë në risk, të gjithë u shëruan me sukse duke përdorur medikamentin në fjalë.

Mjeku inkurajon, ndoshta edhe u imponohet kolegëve të tij, që të përdorin në masë medikamentin Hydroxychloroquine, si të vetmin rezultativ dhe që shmang pacienti nga rreziku për jetën.

Një eksperiment natyral i rezervuar u bë edhe në Zvicër, në 27 maj gjithashtu, Qeveria Kombëtare Zviceriane deklaroi publikisht se pacientët e prekur me Covid-129 duhet të kurohen/trajtohen me medikamentin Hydroxychloroquine.

Pse anashkalohet dhe askund nuk përmendet medikamenti Hydroxychloroquine?!

Medikamenti është politizuar dhe trajtohet si të jetë produkt me identitet politik, pasi i pari që përmendi përdorimin e tij ishte Presidenti Trump. Media globale, qarqet majtisto-globaliste, qeveritë nëpër botë, OBSH=ja, organizatat ndërkombëtare, askush nuk e përmend. Teksa medikamenti është rreptësisht i kontrolluar shkencërish dhe i lejuar për përdorim, si dhe i vetmi që sjell rezultat dhe shmang humbjen e jetëve të pacientëve të prekur me Covid-19 (me fakte dhe prova shkencore, mjekësore, me evidenca identitare).

Qarqet majtiste dhe globaliste duhet të lënë mënjanë politikën dhe të vendosin si primare jetën e njeriut. Përndryshe duhet të akuzohen për krim kundër njerëzimit.

Përdorimi i medikamentit Hydroxychloroquine është më shumë se efikas, është jetëshpëtues. Nëse konstatoheni i prekur nga Covid-19, kërkojani mjekut trajtimin me këtë medikament.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ligjvënësi i Michigan: "Do i Dërgojmë Kinës Një Faturë për Coronavirus-in!"

Next Story

Përsa u Bënë, Bëhen & do të Bëhen nga Partitë Politike!

Latest from Opinione