Nëse mendon se je mposhtur, je mposhtur realisht!
Nëse mendon se nuk mund të guxosh, nuk do të mund të guxosh kurrë!
Nëse dëshiron të fitosh, por mendon që nuk mundesh, realisht nuk do të mundësh të fitosh!
Nëse mendon se do të humbasësh, ke për të humbur!
Por jeta dhe njerëzit na mësojnë që suksesi fillon tek vullneti i njeriut. Gjithçka është çështje besimi dhe mendimi.
Ti duhet të mendosh sesi to ngrihesh. Duhet të kesh besim në vetvete dhe të luftosh me çdo çmim për t’ja arritur. Jeta është një betejë që fitohet nga më potenti dhe nga më i shpejti.
Por shpejt a vonë, përsoni që fiton është ai person që ka besimin, mundësi dhe këmbënguljen për të fituar.
Elitat globaliste mes Media-ve, publikimeve dhe botimeve të tyre po i thonë njerëzve se janë duke bërë një rievaluim të mënyrave të të jetuarit. Nga pikëvështrimi i tyre qënka problemi i njerëzve që nuk po kuptojnë dot metodat e reja të të jetuarit dhe funksionuarit që duan të injektojnë në shoqëri, në mbarë globin. Por në fakt, nuk janë duke bërë gjë tjetër, veçse po tërheqin drejt moçalit, duke i viktimizuar, njerëzit kudo në botë, mes vallaha epidemish, si dhe mes dhunës dhe anarkisë që po e suportojnë financiarisht, teksa përballë kanë një President që po qëndron stoik dhe po i kundërshton, si askush më parë.
Beteja sot mes dy forcave është reale, e shqueshme, faktike dhe më e ashpër se kurrë më parë. Majtisto-globalistët përballë nacionalistëve konservatorë të djathtë po luftojnë për të përmbysur rendin botëror dhe për të instaluar qeverinë globale, ose e thënë ndryshe, diktaturën globale.
Gjithçka mbetet tashmë në dorën e popujve, por më e rëndësishmja në historinë e mileniumit të ri, mbeter gara elektorale e 3 nëntorit 2020 dhe fitorja e Presidentit Trump, personit të vetëm që guxoi burrërisht të përballet me djajtë e pushtetshëm financiarisht dhe politikisht, me qëllim fundor mirëqënien e njerëzve dhe vazhdimësinë e një jete normale në terrenin e ekonomisë së tregut të lirë dhe të një pushteti politiko-administrativ ku njeriu gëzon të drejta të plota, në kuadër të kombeve shtete dhe të qeverive të vogla, por efikase.
Analistë dhe politologë besojmë tashmë se rizgjedhja e Trump-it President i Shteteve të Bashkuara do të jetë barriera kryesore që do u ngrihet globalistëve, si dhe do të ketë efekte në zgjedhjet politike në Europë kryesisht, por edhe në vende të tjera.
Populli amerikan sot, mban peshën e përgjegjësisë për atë që do të jetë bota nesër.