Absurdi i Mashtrimit me Maskën! Hipoksia!

Maska, apo fashitja e fytyrës së njerëzve, po bëhet refreni i së përditshmes, një psikozë e sëmurë, që po injektohet me imponim në shumë vende, me urdhëra qeverish, që në thelb janë cënues për njeriun dhe antikushtetuese, pasi i kufizojnë atij të drejta dhe liri të fituara me lindjen, si dhe i dëmtojnë atij gjendjen shpirtërore dhe mendore.

“Të vendoset maska – thonë specialistët e globalizmit – për të luftuar Covid-19″. Dhe kudo, në hapësira publike të mbyllura ose jo, në institucione dhe kudo gjendet, njeriu detyrohet të mbajë një maskë. Edhe në ajër të pastër, i thuhet që të mbajë maskë. Pse? Mos është i ndotur ajri me Covid-19 dhe nuk jemi vënë në dijeni nga instancat kompetente?!

Por specialistët e globalizmit mesa duket harrojnë se një trup i sëmurë ka nevojë për oksigjenim, për më shumë oksigjen. Vendosja e maskës ul masën e oksigjenit që hyn në trup mes frymëmarrjes dhe mbajtja e saj për disa orë e çon trupin, edhe pse jo të prekur nga Covid-19, në atë që quhet ‘Hipoksi’, ose nivel i ulët i oksigjenit në trup.

Ku qëndron absurdi?

Individët e prekur nga Covid-19 dhe të cilësuar si pacientë në gjendje të rëndë, intubohen, ose e thënë ndryshe, oksigjenohen. Ju vendoset një tub që u ushqen atyre trupin me oksigjen. Kjo pra është forma më efikase për përballimin e virusit tek të sëmurët rëndë dhe për shërimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, njerëzve të shëndetshëm u thuhet “vendosni maskë”, ose e thënë ndryshe “ulni nivelin e oksigjenit në trup”, që më pas të filloni të keni shenja hipotensioni, stresi, kaosi, mospërqëndrimi etj., pikërisht për shkak të uljes së nivelit të oksigjenit në trup, që shkaktohet nga mbajtja e maskës.

Ndërkohë që pacientët me Covid-19 i intubojnë, njerëzve të shëndetshëm u thonë të maskohen dhe të hipoksinohen.

A nuk përbën ky këshillim një krim? Por në vetvete, nga një anë këshilla për maskë dhe nga ana tjetër trajtimi me intubim, a nuk janë një mashtrim, apo në rastin më etik, një absurd i specialistëve globalistë?

Mos mbani maska! Thithni ajër të pastër! Kjo maskaradë duhet të marrë fund një ditë!

Nëse vendosin të na spërkatin, nuk kemi asnjë shans, as të mbrohemi dhe as të shpëtojmë pa u prekur.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Një Burrë i Armatosur Mban Njerëz Peng në Le Havre të Francës!

Next Story

Asgjë Nuk Mund Ta Ndalë Atë Që Po Vjen!

Latest from Opinione