Në Terr 50% e Ukrainës – Për Herë të Parë Rusët Godasin Infrastrukturën Energjitike

/

Rusët mbyllën centralin bërthamor të Zaporizhia.

Për herë të parë që nga fillimi i luftës, Forcat Ajrore Ruse, me armë balistike, por edhe me raketa ‘cruise’ po godasin infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Po lëshohen raketa “Caliber” nga anija e Flotës së Detit të Zi.

Alarm ajror është shpallur në të gjithë Ukrainën. Qendrat e prodhimit të energjisë në të gjithë vendin janë goditur dhe zona të tëra janë zhytur në errësirë.

Edhe Kievi ka përjetuar ndërprerje të orëve të gjata të energjisë elektrike, metroja ka ndalur funksionimin, si dhe nuk ka patur internet. 60% e qytetit është pa energji elektrike.

Komunikimet hekurudhore me Sumi, Kharkiv dhe Poltava janë ndërprerë, për këtë arsye edhe përforcimi i trupave ukrainase me furnizime është ndërprerë.

Rusia po shkatërron gjithashtu infrastrukturën e Banderastanit.

Siç raportohet dhe sipas burimeve ukrainase, zona të tilla si Dnepropetrovsk, Poltava, Sumi, Kremenchug dhe Kharkiv po përballen me probleme serioze të furnizimit me energji elektrike. Duhet theksuar se më herët agjencia shtetërore ukrainase “Energoatom” kishte njoftuar mbylljen e plotë të termocentralit bërthamor të Zaporizhia nga administrata ruse, e cila kishte paralajmëruar gjithashtu se do të vazhdonte me ndërprerjen e energjisë.

Përmendim se, 20% e energjisë së Ukrainës prodhohej në Zaporizhia.

Njësia e fundit operative e energjisë e termocentralit bërthamor Zaporizhia është mbyllur, tha për “Interfax” këshilltari kryesor i Rosenergoatom, Renat Karchaa. Tani për tani 50% e Ukrainës është zhytur në errësirë ​​dhe në disa zona energjia elektrike nuk pritet të rikthehet së shpejti.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Rusia është përgjegjëse për ndërprerjet e energjisë elektrike që prekin zona të mëdha të Ukrainës lindore dhe akuzoi Moskën për goditje të qëllimshme të infrastrukturës civile.

“Errësirë ​​e plotë në rajonet Kharkiv dhe Donetsk, ndërprerje e pjesshme në rajonet Zaporizhia, Dnipropetrovsk dhe Sumi”, shkroi Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetet sociale duke fajësuar “terroristët rusë”.

“Asnjë instalim ushtarak nuk u prek. Qëllimi është t’i privojmë njerëzit nga drita dhe ngrohja”.

E vërteta është se deri më tani rusët në mënyrë të pashpjegueshme nuk kishin goditur infrastrukturën strategjike. Duket se udhëheqja ushtarake ruse, që për pak sa nuk e pësoi dje dhe pardje në Kharkiv, si dhe për shkak se prej shumë rusëve filloi të përflitej se Moska “po bënte luftë me doreza”, veproi ekstremisht menjëherë, për të bindur të gjithë në vendosmërinë e saj për t’i shkuar në fund pushtimit / dorëzimit të Ukrainës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Irani "Luftëtari" i Frikshëm Kibernetik & Shqipëria "Floppy Disk"

Next Story

Tuomas Malinen: "Kriza Energjitike do të Sjellë Kolaps në Industri & Banka"!

Latest from Info