Rusi: Luftë e Ftohtë Medikale – Video Promocionale e ‘Sputnik V’ për Vaksinën Ruse (Covid-19)!

Të shkosh me guxim atje ku asnjë vaksinë nuk ka shkuar më parë? Po, ky ishte qëllimi i Qeverisë Ruse.

Një video e re promovon ‘Sputnik V’, është pikërisht vaksina e Rusisë kundër Covid-19, një betejë kundër një virusi krijuar në laborator, që ka tronditur planetin.

Luftë politike, veçse inovacion medikamental? Padyshim!

Rusia dhe Putin sfidojnë pjesën tjetër të globit, si dhe ushtrojnë presion ndaj qarqeve globaliste, që deri më dje propagandonin vaksinën orë e çast, që proklamonin se në muajin shtator vaksina do të ishte në treg, por që tani, pasi Rusia nxorri vaksinën, pretendojnë se është kohë shumë e shkurtët për të testuar një vaksinë rezultative dhe se do të duhen edhe shumë muaj të tjerë, ndoshta edhe një vit, që të kemi një vaksinë për Covid-19.

Ja pra, çfarë bëri Rusia! Nxorri krejt zbuluar mes lojës taktike “Vaksina Ruse”, qarqet e OBSH-së, investimet e Bill Gates, propagandën e sëmurë të Fauci-t dhe majtisto-globalistëve, që mes vaksinës synonin edhe shenjëzimin elektronik të popullatës në glob.

Animacioni i krijuar nga kompjuteri është publikuar në faqen e internetit të krijuar për të shpjeguar dhe tregtuar vaksinën ruse nga Fondi i Investimeve Direkte Ruse, që mundësoi gjetjen e saj. Në fillim të kësaj jave, formula u bë e para e shpallur në botë dhe e para e regjistruar zyrtarisht, si vaksinë anti-Covid-19. Të Shtunën u njoftua se vaksina është hedhur në prodhim. 00:3800:38.

Medikamenti, i cili është emëruar zyrtarisht “Gam-COVID-Vak”, bazohet në një platformë të testuar më parë dhe u miratua pas vetëm dy fazave të provave klinike. Përjashtimi për më shumë prova klinike u bë për shkak të ashpërsisë së krizës ndërkombëtare të shkaktuar nga pandemia. Kjo bëri që disa zyrtarë të lartë qeverish të tjera, kryesisht europiane dhe ekspertë mjekë, kryesisht amerikanë, njerëz pranë Gates, të kritikojnë Moskën, duke thënë se Rusia është duke u ngutur dhe vaksina është tejet e nxituar.

Por edhe rusët do e kalojnë testimin e vaksinës nga një Fazë e 3-të, ku ajo do të testohet në dhjetëra mijëra vullnetarë rusë. Shefi i laboratorit rus që zhvilloi vaksinën tha se është e rëndësishme të theksohet se ‘Sputnik V’ nuk planifikohet të hyjë në qarkullim të përgjithshëm deri në janar, duke lënë katër deri në pesë muaj periudhë për vëzhgim të mëtejshëm të efikasitetit të saj dhe të çdo ndikimi të mundshëm anësor që mund të ketë vaksina.

Çështja është: vaksinë apo medikament është zbulimi rus? Pyetja vjen vetiu pasi për dy Coronavirus-et e tjera “Ebola” dhe “Sars”, edhe pas shumë e shumë vitesh që janë shfaqur dhe kanë prekur popullsinë, ende vaksina nuk është gjetur.

Megjithatë kjo lëvizje taktike ruse ishte një betejë asgjësuese për klanin majtisto-globalist të vaksinës “me detyrim”, si një patentë e vetme dhe unike. Tani më, nuk do të ketë vetëm një vaksinë të regjistruar dhe të pranuar zyrtarisht, ajo e Bill Gates, por do të ketë dy apo edhe më shumë vaksina.

Work on Ebola and MERS helped Russia create Covid-19 vaccine in just 5 months – top official behind Sputnik V to RT

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mutacioni që Pëson Covid-19 Gjatë 24-Orëshit!

Next Story

Vetëm 'Sinori' i Gjitones Greke Ka Radhë Kilometrike Shqiptarësh?! Domethënëse!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe