Presidentin e Turqisë Erdogan përdori si shembull të “lojtarit” të vështirë në “skakierën” ndërkombëtare Presidenti amerikan Donald Trump.
Duke folur për një emision të rrjetit ‘Fox’ për dyshimet e tij lidhur me aftësitë e kundërshtarit të tij, në garën elektorale, Joe Biden-ë, Trump-i tha:
“Përballesh me njerëz që janë shumë të zgjuar. Përballesh me shahistë të klasit botëror, mes tyre udhëheqësa shtetesh. Di gjithçka. Kam marrëdhënie të mira me të gjithë, si Erdogan-i i Turqisë. Por nuk mund të kesh përballë një njeri që nuk e di se ku është. Nuk mund të kesh përballë një njeri që ka frikë t’i largohet bazës së tij, sepse nuk di të flasë tani më.”
Presidenti amerikan tha gjithashtu se udhëheqës të huaj i kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur ndihmë për të ndërhyrë tek Presidenti turk, duke i mëshuar faktit se Erdogani vetëm atë dëgjon.
“Drejtues shtetesh më telefononin javën e kaluar duke më thënë: mund ta marrësh pak Erdoganin në telefon?” – tha Presidenti Trump gjatë intervistët në Fox News. “Je i vetmi që të dëgjon. Nuk na dëgjon ne të tjerëve. Je i vetmi”.
Dhe Erdogani nuk e dëgjon sepse është Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas fjalëve të drejtuesve të shteteve të tjerë që komunikonin me Trump-in, por Erdogani e dëgjon “për shkak të personalitetit të tij”…
***
Një mesazh i fortë për kryeministrin e Greqisë sa më sipër, gjithashtu!