USAID menaxhoi 42 miliardë dollarë.
Pas gati gjashtë dekadash veprimtarie, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pushon së ekzistuari nga dje, që ndër të tjera u shërbeu disa interesave në Shqipëri dhe financoi në mënyrë të paligjshme aktivitete të ndryshme.
Sipas njërit prej buletineve të USAID-it, i cili që atëherë është hequr nga përdorimi, në vitin 2023 organizata financoi trajnimin dhe mbështetjen e 6,200 gazetarëve, ndihmoi 707 agjenci lajmesh jo-shtetërore dhe mbështeti 279 OJQ mediatike të përfshira në forcimin e medias së pavarur.
Siç tregojnë të dhënat, USAID duket ka luajtur një rol mjaft të çuditshëm edhe në kufijtë e Shqipërisë, duke parë se ka financuar – ndër të tjera – promovimin e axhendës “woke” në Ballkan, në bashkëpunim me Iniciativën e Shoqërisë së Hapur për Europën (Fondacioni Soros), e cila gjithashtu ndërmori hartëzimin e medias shqiptare për të promovuar partitë dhe personat e përzgjedhur.
Dokumente zbulojnë Iniciativa e Shoqërisë së Hapur për Europën “Soros” ka marrë fonde marramendëse nga USAID, që vërteton se këto nuk kanë qenë fonde të “filantropit” Soros, por të taksapaguesve amerikanë që cilat i përdorte dhe i shpërndante Soros, duke nxjerrë edhe fitimet e tij, që ishte dora e globalizmit dhe e axhendave specifike të ‘Deep State’ në botë, por kryesisht në Europën Jug-Lindore.
Vëmendja kryesore e Soros mes fondeve të USAID ka qenë Media dhe padyshim, pavarësia e një organi lajmesh vihet në pikëpyetje kur financimi i tij vjen direkt nga Pentagoni Amerikan dhe ‘Deep State’.
Një raport nga Dega Mesdhetare e Partisë Republikane të SHBA-ve, i bën thirrje Departamentit Amerikan të Inteligjencës Kombëtare (DNI) të “hetojë me hollësi përfshirjen e zyrtarëve amerikanë në krijimin, mirëmbajtjen dhe financimin e organeve, shoqatave dhe institucioneve në Shqipëri që në thelb janë armiqësore ndaj politikës dhe interesave të SHBA-ve, si dhe të japë një vlerësim të dëmit të shkaktuar tashmë nga rrjedhjet e informacionit në të gjitha nivelet”.
Në veçanti, raporti thotë në parathënien e tij se “shqyrton bashkëpunimin e ngushtë midis Ambasadave Amerikane në Athië, Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe subjekteve të ndryshme që – në përputhje me qeveritë – promovojnë në mënyrë aktive DEI (Diversitetin, Barazinë dhe Përfshirjen) dhe axhendën ESG (Qeverisje Sociale Mjedisore), si dhe iniciativa më të zgjeruara “woke” si në agjencitë dhe institucionet shtetërore, ashtu edhe në nivel korporatash në Ballkan.”
Disa subjekte madje akuzohen për promovimin e një axhende në favor të Vëllazërisë Myslimane ose bashkëpunim me interesat kineze.
***
Çfarë po ndodh në Greqi me USAID?
Padi republikane ndaj 12 institucioneve:
Fulbright Greqi;
Dhoma Amerikane Helenike e Tregtisë (AmChamGR);
Fondacioni Onassis (Onassis Stegi);
Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IDIS);
Fondacioni Helenik për Politikën Europiane dhe të Jashtme (ELIAMEP);
Kolegji Amerikan i Greqisë (Pierce – Agia Paraskevi) – Kolegji Anatolia i Selanikut;
Fondacioni Stavros Niarchos (SNF);
Forumi Ekonomik Delphi;
Forumi i Demokracisë së Athinës;
Fondacioni Laskaridis;
Fondacioni Bodossaki;
Solidarity Now;
***
Ajo që mbetet nga USAID do të integrohet në Departamentin e Shtetit, nën mbikëqyrjen e Sekretarit të Departamentit të Shtetit Marco Rubio.
“Më 1 korrik, USAID do të ndërpresë zyrtarisht dhënien e ndihmës së huaj. Programet e ndihmës që përputhen me politikën qeveritare dhe u shërbejnë interesave amerikane do të menaxhohen nga Departamenti i Shtetit, do të zbatohen me llogaridhënie, strategji dhe me efikasitetin më të madh”, tha Rubio në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.
“Përveç krijimit, me shpenzimet e taksapaguesve, të një rrjeti global OJQ-sh, USAID ka pak për të treguar për punën e tij që nga fundi i Luftës së Ftohtë”, shtoi ai.
Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar, Donald Trump kërkoi të shpërbënte USAID-in, duke akuzuar agjencinë për shpërdorim dhe promovimin e vlerave që ishin “në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara”.
Agjencia e pavarur dhe për shumë njerëz e papërgjegjshme, e themeluar nga John F. Kennedy në vitin 1961, menaxhonte një buxhet vjetor prej 42.8 miliardë dollarësh.
Fondet amerikane ishin një pjesë e rëndësishme e buxheteve të agjencive të ndryshme të OKB-së dhe OJQ-ve.