Me qëndrimin e tij zakonisht të prerë dhe të patundshëm, që deri më sot ja ka dalë të trembë dhe të nënshtrojë të tjerë, po i drejtohet edhe Athinës, të cilës mes anijes së kërkimit Oruc Reis po i cënon sovranitetin territorial, teksa kërkimet që po kryen anija turke, bëhen në territor detar grek. Presidenti turk e vendosi sërish përpara dyjëzimit Kryeministrin grek Mitsotakis “bashkëshfrytëzim ose luftë”.
Presidenti turk tha sot:
“Turqia është e vendosur dhe ka për detyrë të kërkojë të drejtat e saj në Mesdheun Lindor. Asnjë kërcënim dhe asnjë fuqi kolonizuese nuk mund të na heqë të drejtën e shfrytëzimit të pasurive të gazit dhe naftës, që gjenden në këtë zonë.
Gjithmonë kemi qënë pro bashkëbisedimeve dhe kundër sherreve. Dhe sot me të njëjtin sinqeritet dhe me të njëjtën mënyrë operojmë. Dhe nga homologët tanë presim lëvizje që do të sjellin uljen e tensionit dhe që do të bëjnë hapa drejt dialogut. Besoj se këtë çështje do ta zgjidhim në atë formë që të mbrojmë të drejtat dhe interesat e vendit tonë”.