Gjermania: Eksperimenti që të Jep 1.200 Euro Pagë në Muaj… pa punuar!

Si ndryshon jeta e dikujt që merr 1.200 euro në muaj …gratis, domethënë pa punuar? Një studim synon të na japë përgjigjet për pyetjen e ngritur. Në studim marrin pjesë veç të tjerësh Instituti Gjerman i Studimeve Ekonomike (DIW) i Berlinit, si dhe Instituti Maks Plank.

Para nga qeveria për të gjithë – kaq thjesht. Kjo ide për dhënien e një të ardhure mujore pa asnjë kontribut ka shkaktuar konfrontim të apasionuar. 120 persona do të marrin 1200 euro çdo muaj për 3 vjet, do ju bëhen në mënyrë periodike pyetje dhe do të bëhen takime periodike të këtij grup njerëzish, me një grup tjetër që nuk e merr këtë shumë të përmuajshme.

Qëllimi është që të përftohen dije, njohuri shkencore lidhur me atë sesi ndryshon sjellja dhe qëndrimi i njerëzve, kur marrin të ardhura periodikisht, pa kushte: Bëhen dembejë apo kreativë? Pakësojnë orët e punës së tyre apo e braktisin totalisht punën? E përdorin kohën e tepërt dhe të hollat vetëm për veten e tyre – apo rreshtohen përkrah shoqërisë në tërësinë e saj?

Përgjegjësit e studimit duan të gjejnë deri në fund të nëntorit 1 milionë aplikantë që do të marrin pjesë në studim dhe prej tyre do të përzgjedhin ata 120 personat me fat. Parakusht do të jetë që të jenë rezidentë të përhershëm të Gjermanisë.

Grupi që gjendet prapa këtij “Programi Piloti të Pagës Bazë” është thuajse i pazakontë: idea lindi nga Unioni “Paga ime Bazë”, i cili për 6 vite hedh në short 1000 euro çdo muaj dhe subvencionohet nga donatorë privatë. Edhe për një herë, Unioni organizon subvencionin e pagës bazë dhe sipas deklaratave të bëra, ka fituar 140.000 donatorë privatë. Por aktivistët kësaj here iu drejtuan disa shkencëtarëve të njohur: ekonomistë të sjelljes, psikologë dhe studiues të begatisë publike.

Një prej partnerëve më të rëndësishëm nga sektori shkencor, është i famshmi Instituti Gjerman i Studimeve Ekonomike (DIW) i Berlinit, me shkencëtarë dhe studiues që njohin mirë sjelljet e popullatës gjermane dhe qëndrimin e saj për jetën.

Rezultatet e studimit priten të jenë interesante, por këto rezultate nuk mund të jenë kurrë të vlefshme për pjesën tjetër të Europës dhe botës, duke njohur mirë idiosigrasinë e popullit gjerman dhe mentalitetin social, si dhe sjelljet e tij me ekonominë, tregun dhe financat.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Erdogani i Drejtohet Mitsotakit: Ose Ndajmë Pasuritë e Nëndetit Ose Luftë!

Next Story

Pamje Satelitore: 1 Fregatë e Vetme Greke Përballë 7 Fregatave Turke, Pranë Anijes Oruc Reis!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,