Shumë KRYTARË KOMUNASH, parazitë, vegjetativë, dembelë dhe të padijë, në vitin 2015 panë fillimin e fundit të tyre në pushtet dhe të ardhmen e tyre të papunë!
Shumica e tyre kishin harruar të punonin, të mendonin, të shqetësoheshin, të preokupoheshin, mbi të gjitha të lodheshin dhe të djersitnin! (Them shumica, sigurisht me përjashtime individësh që kanë bërë një punë shumë të mirë në Komunat e tyre si Drejtues të Pushtetit Vendor.)
Kam një frikë se 2015-ta dhe muajt më pas mund të kenë qënë kohë të shtimit të rasteve depresive, apo edhe vetë-asgjësuese, teksa me dhjetra e dhjetra KRYETARO-PUSHTETARË do të endeshin më pas në tregun e lirë të punës dhe ekonomisë sonë “kapitaliste”! Për të djathtët e kam fjalën, sepse të majtëve u gjeti Partia një punë të mirë në Administratën Publike.
Dhe sa qesharakë janë disa, që çirreshin për të ruajtur kufijtë e komunave të tyre! Të gjithë e kuptojmë arsyen!
Ndër ta edhe disa Kryebashkiakë, me shumë pak banorë, që kërkonin të ngeleshin të vegjël dhe të papërfillshëm, për shkak të “HALLEVE” që kishin ata dhe banorët e tyre dhe që Reformën e shikon si një “HALL” ekstra!
Qesharake? Pa më të voglin dyshim? Por më shumë qesharake ishte braktisja që i bëri Partia Demokratike Reformës Administrativo-Territoriale, duke ja lënë në dorë “Sulltanit” ndarjen e “vatanit”.
Reforma ishte edhe pak elektorale? E po sigurisht! Por kush e ka votën plebishitare ka të drejtën, edhe atë morale, që të veprojë dhe operojë!
8 vjet ishte PD dhe aleatët e saj në pushtet, mund ta kishin bërë, nëse dëshironin. Por nuk e bënë, pikërisht, që t’i dembelosnin edhe më shumë këta kryetarkat, që na ishin majmur në fonde, nga fondet publike, që kishin hyrë pa rroba në trup dhe u bënë me saraje!
Mirëmbetshi kryetarkat e mi, që ia shëmtuat faqen DHEUT!
Kjo temë është vërtet e ndjeshme, sepse mendoj se për shumicën e gjendjeve shqiptare, në fakt është përdorur diskreditimi për t’i zhdukur si nivele qeverisjeje; pra, më shkoqur që të ndreqej gjendja duhet të zhduket korrupsioni dhe qeverisjet përfaqësuese janë më të afta të realizojnë qeverisje që në nivelin mikrolokal dhe t’i japin kuptim demokracisë lokale. Rruga e konsolidimit të demokracisë fillon nga baza e gjerë mikrolokale dhe vazhdon më tej, deri në qendër; ne shoqëritë e pazhvilluara gabimisht mendohet se demokracitë i sjell njëshi, kurrë nuk mund të ndodhë, ndryshimet e thella kanë të domosodoshme grupe shoqërore me vetëdije për misionin ndriçues të tyre në kuadër të demokracisë së gjerë përfaqësuese.
Më shumë se pro gjithçkaje që ke shkruar (“qëndisur”) në komentin e mësipërm! IN: “…ndryshimet e thella kanë të domosodoshme grupe shoqërore me vetëdije për misionin ndriçues të tyre…!”