Turqia ka hequr tashmë siguresat nga armët për Flotën e saj Ushtarake, siç edhe na thotë gazeta pranë qeverisë “ΥeniSafak”, pasi u është dhënë liria ushtarakëve të lartë të marinës ushtarake turke, të godasin sipas gjykimit të tyre, pa kërkuar më lejë nga Ankaraja.
“Të gatshme për veprim ushtarak janë Forcat e Armatosura Turke”, thotë kryeartikulli i sotëm i gazetës proqeveritare YeniSafak.
Duke vazhduar me retorikën e saj ekstreme, gazeta turke na bën me dije se nga sot, Forcat e Armatosura të Turqisë kanë marrë urdhër të veprojnë, të godasin anijet greke, pa i dhënë llogari Ankarasë, kurdoherë që ta shikojnë të arsyeshme.
Përkatësisht gazeta shkruan: “Forcat e Armatosura Turke janë përgatitur për çdo rast, akoma edhe për përplasje. Ky është edhe shkaku që është dhënë urdhëri për drejtuesit e Flotës Ushtarake Turke, për t’u përgjigjur me zjarr kundrejt çdo provokimi, pa pyetur Ankaranë”.