Ankaraja, Marinës Turke: “Hapni Zjarr Kundër Anijeve Greke Kur Ta Gjykoni – Mos Na Pyesni!”

Turqia ka hequr tashmë siguresat nga armët për Flotën e saj Ushtarake, siç edhe na thotë gazeta pranë qeverisë “ΥeniSafak”, pasi u është dhënë liria ushtarakëve të lartë të marinës ushtarake turke, të godasin sipas gjykimit të tyre, pa kërkuar më lejë nga Ankaraja.

“Të gatshme për veprim ushtarak janë Forcat e Armatosura Turke”, thotë kryeartikulli i sotëm i gazetës proqeveritare YeniSafak.

Duke vazhduar me retorikën e saj ekstreme, gazeta turke na bën me dije se nga sot, Forcat e Armatosura të Turqisë kanë marrë urdhër të veprojnë, të godasin anijet greke, pa i dhënë llogari Ankarasë, kurdoherë që ta shikojnë të arsyeshme.

Përkatësisht gazeta shkruan: “Forcat e Armatosura Turke janë përgatitur për çdo rast, akoma edhe për përplasje. Ky është edhe shkaku që është dhënë urdhëri për drejtuesit e Flotës Ushtarake Turke, për t’u përgjigjur me zjarr kundrejt çdo provokimi, pa pyetur Ankaranë”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Protesta Masive Në Të Gjithë Europën Kundër Masave Të Covid-19: "T'i Jepet Fund Tiranisë Mjekësore!" (video)

Next Story

Përplasje Brenda BE-së? - Gjermania: "Nuk Kemi Të Njëjtat Interesa Me Francën - Duam Pranë Turqinë!"

Latest from Opinione

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,