Përplasje Brenda BE-së? – Gjermania: “Nuk Kemi Të Njëjtat Interesa Me Francën – Duam Pranë Turqinë!”

Në kuadër të përplasjes Greqi-Turqi për shfrytëzimin e burimeve natyrore në Mesdheun Lindor, dërgimi i fregatave ushtarake në zonë “sjell shqetësim në BE, me mendimin se ndoshta beteja politike mund të përshkallëzohet dhe të shndërrohet në përplasje ushtarake”, thotë shtypi gjerman, por edhe veçon pozicionimin e palës gjermane, e cila dëshiron të mbajë pranë Turqinë.

Gjermania dëshiron ta ketë pranë Turqinë, aq sa për të arritur këtë, Gjermania mund të pranojë të përplaset politikisht me Francën, pasi Berlini ka “interesat e tij”, sipas një deklarate të një diplomati të lartë.

Ndërkohë që ka ende individë të politikës në Athinë, të cilët shpresojnë se në Samitin e Kryetarëve të Qeverive që do të zhvillohet më 24 dhe 25 shtator, do të merret një vendim për vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër Turqisë, pavarësisht se Gjermania dhe disa vende të tjera, si Spanja, po bëjnë ç’është e mundur për të ndalur një vendimmarrje të tillë (mbetet për t’u parë nëse këto shtete do të qëndrojnë në lartësinë e vlerave europiane, apo nëse do ta “përkëdhelin” Turqinë për të mos humbur fondet e investitorëve, si dhe duke patur frikën e një vale refugjatësh, nëse Turqia do të hapte kufijtë dhe do t’i drejtonte ata drejt Europës).

Përplasja apo konflikti për gazin natyrot që ka marrë një përshkallëzim të ri, haset ndërkohë me “një mosmarrëveshje brenda BE-së lidhur me vendimin sesa të ashpra do të jenë sanksionet ndaj Turqisë, apo edhe nëse do të duhet të ketë sanksione që këtej dhe në vazhdim”.

Vende si Gjermania, preferojnë që fillimisht të kalojnë në një seri trantativash dhe iniciativash diplomatike. Qeveria gjermane ka disa javë që përpiqet të ndërmjetësojë mes Turqisë dhe Greqisë, por deri më tani është e pasukses.

Në një intervistë dhënë periodikes “Der Spiegel”, Wolfgang Ischinger, diplomat gjerman dhe kryetar i Konferencës së Mynihut komenton tendencat e Francës për të operuar e vetme dhe pa u konsultuar me të tjerë, siç ka operuar në rastin e përplasjes greko-turke.

“Presidenti Macron nuk ka frikë kur lëshon ‘raketa retorike'” – thotë Ischinger dhe shton – do të mund të ketë në një moment një iniciativë edhe nga Gjermania, por në Gjermani mbizotëron mendimi se francezët duan të na kenë në dorë dhe të ndjekim vendimmarrjet e tyre. Kjo gjë nuk është e rregullt dhe e mundur. Marr rastin e Greqisë dhe Turqisë për të thënë se, natyrisht, sot, interesat gjermane nuk përputhen me ato franceze. Ne dëshirojmë ta mbajmë Turqinë sa më pranë Europës.

Franca ka tjetër pikë startimi: Solidariteti ynë, siç buron edhe nga Traktati i Lisbonës, lidhur me konfliktin Greqi-Turqi në kufijtë e jashtëm të BE-së, duhet të jetë në fuqi fillimisht pët shtetin anëtar të BE-së, për Greqinë pra.

Dhe ju pyes: Politika e jashtme gjermane duhet të jetë e zhveshur nga të menduarit fillimisht për interesat e saj, krahasuar me ato europiane? Për shembull, dikur, kemi marrë parasysh në diskutimin për vendosjen e bazës amerikane të armëve bërthamore në Gjermani interesat e Polonisë, Vendeve Balltike, apo të partnerëve dhe fqinjëve të tjerë? Jo! Kemi marrë parasysh interesat tona. Po në ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2? Jo! Disa herë është dukur si të kemi qenë apo të jemi të pabindur në sytë e partnerëve tanë dhe jo gjithmonë jemi europianët më të mirë.”

***

Të paktën gjermanët po e deklarojnë që nuk e kuptojnë dot nocionin e Europës së Bashkuar, nëse prishen apo cënohen interesat e tyre kombëtare. Gjermania mund ta kuptojë BE-në si një strukturë të gjermanizuar, por kurrësesi si një strukturë, ku Gjermania duhet t’i bindet vendimeve të përbashkëta të vendeve anëtare.

Një shuplakë e nxehtë kjo për Kryeministrin Mitsotakis dhe të gjithë kastës greke filogjermane, që ishte thuajse dorëzuar politikisht dhe ekonomikisht tek Madam Kasner – Merkel.

Kjo është Gjermania dhe politika e saj!

8 Comments

Lini një Përgjigje te The Stainless Steel Store Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Ankaraja, Marinës Turke: "Hapni Zjarr Kundër Anijeve Greke Kur Ta Gjykoni - Mos Na Pyesni!"

Next Story

Demokratura, Reforma e Dytë Agrare & Shpronësimi i Shqipëtarëve, Vepër e Realizmit Shqiptarokton!

Latest from Opinione